Fëmijët që rriten duke luajtur me baltë e rërë bëhen më të fortë e më të shëndetshëm

Shumica prej nesh mund t’i rikujtojmë përvojat e fëmijërisë kur kemi gjetur mënyra kreative për të luajtur me baltë.
Por, me këtë i rikujtojmë edhe memoriet e pakëndshme kur prindërit na kanë qortuar se jemi mbuluar me baltë, transmeton Telegrafi.
Është normale që prindërit të brengosen për higjienën dhe sigurinë e fëmijës. Disa preferojnë që fëmija të luajë në shtëpi në vend se të luajë në hapësira të hapura.
Bazuar në këtë, autori Richard Louv i ka intervistuar mijëra familje dhe ka konstatuar se shumica sot preferojnë të luajnë në shtëpi e të argëtohen me teknologji.
“Fëmijët tonë dhe fëmijët e fëmijëve tonë janë gjenerata të cilat janë çlidhur më së shumti në histori nga natyra”, ka deklaruar ai i brengosur.
Por, pak baltë nuk i bën dëm askujt…
Louv dhe ekspertët tjerë insistojnë se fëmijët duhet të kenë kontakt me mikroorganizmat që gjenden në tokë dhe në bari për t’iu ndihmuar fëmijëve ta zhvillojnë sistemin e imunitetit siç duhet.
Sipas tyre, këto lojëra johigjienike janë të domosdoshme sepse kontakti me baktere e mbështet zhvillimin e duhur të sistemit të imunitetit te fëmijët.
Në këtë mënyrë, në të ardhmen fëmijët janë më të aftë ta mbrojnë më mirë veten nga sëmundjet dhe alergjitë.
Veç kësaj, aktivitetet në ambient të hapur e inkurajojnë kreativitetin, e zvogëlojnë stresin, depresionin dhe mundësojnë zhvillim më të mirë kognitiv.
E njëjta gjë vlen edhe për kafshët
Sipas një studimi të publikuar në “Journal of allergy and Clinical Immunology”, fëmijët që jetojnë dhe rriten me kafshë shtëpiake – si qentë e macet – nga një moshë e hershme janë më pak të rrezikuar nga alergjitë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Studimi: Baballarët që kanë vajza, jetojnë më gjatë

Asnjëherë mos ia kërkoni partnerit këto dy gjëra, pohon psikologu
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa