Fëmijët flenë me ju gjatë natës? Këto janë arsyet pse po bëni një gabim të madh
Të gjithë fëmijët futen në krevatin e prindërve pas një ëndrre të keqe apo pas një zhurme të frikshme. Ky cikël përsëritet me çdo brez
Disa studime sugjerojnë që prindërit që i lënë fëmijët të flenë në shtrat me ta, në të vërtetë mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, duke shkaktuar ndikim negativ si për prindin ashtu edhe për fëmijën.
Zbuloni arsyet më poshtë:
Të flesh me prindërit mund të jetë diçka e keqe për fëmijët
Një studim nga Universidade Federal de Pelotas donte të shihte se çfarë efekti mund të kishte fjetja me prindërit në shëndetin mendor të një fëmije.
Duke parë 3,583 fëmijë në Brazil, studiuesit përfundimisht i ndanë ata në 4 grupe:
a. Ata që nuk e ndanin krevatin (44.4%),
b. Vetëm kur fëmijët ishin shumë të vegjël (36.2%),
c. Ata që kishin filluar ta bënin vonë (12.0%),
ç. Ndarje e qëndrueshme e krevatit (7.4%).
Duke marrë parasysh që disa fëmijë ndajnë një dhomë me prindërit e tyre për arsye socio-ekonomike ose për besime kulturore, studimi zbuloi që fjetja me prindërit ishte një praktikë e zakonshme në mesin e fëmijëve të përfshirë në studim.
Sidoqoftë, studiuesit arritën në përfundimin se kjo mund të dëmtojë shëndetin mendor të një fëmije. Duke studiuar fëmijët që nga lindja, “ndarësit e vazhdueshëm të shtratit” u zbuluan se kishin më shumë shanse për të zhvilluar një çrregullim psikiatrik dhe për të brendësuar problemet e tyre në krahasim me 3 grupet e tjera të fëmijëve.
Duke parë 4 grupet, shanset për të zhvilluar një çrregullim psikiatrik në të vërtetë u zvogëluan tek fëmijët që filluan të shmangnin ndarjen e krevatit me prindërit.
Fëmijët që flenë me prindërit mund të dëmtohen fizikisht. Gjatë gjumit, prindërit rrezikojnë t’i zënë fëmijët poshtë dhe dysheku i tyre i butë është i papërshtatshëm, sepse fëmijët kanë nevojë për një të fortë.
Në një studim tjetër nga Universiteti i Shkollës së Mjekësisë të Maryland dhe Shkollës së Infermierisë, studiuesit hodhën një vështrim tek 277 nëna me të ardhura të ulëta dhe fëmijët e tyre, në Baltimore, shkruan Class.
Nënat që ndanin shtratin me fëmijët humbën një orë gjumë dhe raportuan stres, depresion dhe ankth. Nënat që flinin veç nuk humbën gjumin dhe nuk hasën në simptoma depresioni.
Studimi gjithashtu pohoi se duke i lënë fëmijët të flenë në mënyrë të pavarur i ndihmoni të mësojnë të qetësohen vetë dhe të zhvillojnë modele të shëndetshme të gjumit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!