Dëshmia e babait të Amelias që u mbyt sot në det në plazhin e Korinthit në Greqi nuk përputhet me ato të të pranishmëve, të cilët theksojnë se vogëlushja shqiptare ishte futur vetëm në det dhe i ati ishte duke ngrënë në një tavernë disa qindra metra më tej.
Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur fjalët e para të nënës së Amelias, e cila është e shkatërruar nga tragjedia që i ndodhi.
Ajo thekson se i ati rrinte me vajzën sa herë që nuk ishte në punë, ndërkohë që shprehet se marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira.
Lexo edhe: Fëmija shqiptar mbytet në sy të babait në Greqi, i ati nuk bën asgjë për ta shpëtuar nga vdekja
Ndërkohë, halla e vajzës shprehet për mediat lokale se nuk e beson se vëllai i saj të ketë qenë i pranishëm teksa mbytej vajza dhe të mos e ndihmonte.
“Nuk e di, nuk e di… Nëse vëllai im ka qenë aty dhe nuk e ka ndihmuar fëmijën..nuk e besoj dot këtë gjë. Ai do ta kishte ndihmuar patjetër”, shprehet ajo teksa shton: “Ai ka astmë prej vitesh, por s’besoj se kjo do ta ndalonte të ndihmonte fëmijën”.
Çfarë thotë ai që nxorri trupin:
Pavlos Bounas, ka qëndruar në faktin se babë e fëmijë po hanin shumë larg vendit ku ndodhi mbytja dhe se kur babai u kthye rrobat e tij ishin të thata. “Nuk arrij ta kuptoj si mundet që një prind që e di se fëmija i tij ka ngrënë, ta marrë atë për t’u larë. Nuk e kuptoj gjithashtu se përse duhej të ngiste makinën 6-7 kilometra larg për të ardhur në një plazh ku nuk ka njerëz ndërkohë që më para kishte shumë plazhe të tjera. Plazhet e tjera kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha fillimisht Bunas duke theksuar se e kishte parë vajzën të kishte marrë një ngjyrë si blu kur e nxori nga deti, ndërsa nuk dinte se sa kohë kishte patur ajo në ujë.
Lexo edhe: Dalin pamjet nga vendi ku Amelia e vogël dha frymën e fundit, varka ku 6-vjeçarja pikturonte
“Nga varka pash burrin fillimisht dhe më pas fëmijën. U afrova dhe i thirra edhe gruas sime. U futa në ujë dhe e nxora fëmijën. Kur e nxora ishte blu. Pastaj filloi të nxjerrë ujë dhe ushqim. I bëra disa herë masazh në gjoks, por nuk munda të rikthej në jetë”, tha ai.
“E kemi nxjerrë fëmijën me rroba. Rroba normale, pantallona të shkurtra, bluza, sandale që fëmija i merr për shëtitje, në shkollë, në këndin e lojërave”, tha ai më pas.
“Babai i fëmijës nuk ishte aty, nuk kishte as një të afërm të fëmijës, asgjë, askush”, tha ai.
Rrëfimi i babait
Babai i vajzës fatkeqe 6-vjeçare ka dhënë shpjegimet e veta për ngjarjen para policëve, ndërsa u lirua më pas me kusht.
Ai u shpreh: Të hënën mora Amelian në 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për një shëtitje dhe pastaj hëngrëm hell. Amelia hëngri gjysmë salçice dhe pak byrek. Kur mbaroi kërkoi të shkonte në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse bashkëshortja kishte harruar ta fuste në gjërat e saj, por vajza këmbënguli, kështu që u binda.
“Nuk e mendoja se do të ishte problem që sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, sepse kishte iriq deti”, shtoi ai.
“Ne notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Atje deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë që e bënim këtë. Atë ditë , hipa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo më rrëshqiti dhe filloi të zhytej në ujë. Më zuri paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe nuk mundem të mbaj frymën”, shtoi ai për momentet e fundit të 6-vjeçares.
“Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Dola me not për të thirrur ndihmë në celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe vozita dy kilometra deri në shtëpinë time ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë më kishin gjetur vajzën të vdekur në det”, ka përfunduar babai i vajzës fatkeqe, raporton abcnews.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët