Karam Nadar nga Iraku, i është nënshtruar një intervenimi në Delhi të Indisë, për t’ia hequr duart dhe këmbët e tepërta me të cilat ka lindur.

Zyrtarët spitalor, e kanë lëshuar fëmijën shtatë muajsh të shkojë në shtëpi, pasi operimi është kryer me sukses dhe ai nuk ka nevojë për kujdes intensiv, transmeton Telegrafi.


Fëmija i lindur me tetë gjymtyrë eshte operuar me sukses foto 2 Para se t’i nënshtrohej operimit për heqjen e gjymtyrëve të tepërta

Ky është një ndër operacionet më komplekse, që është realizuar ndonjëherë, meqë ai kishte gjashtë gjymtyrë më shumë.

“Është fëmija ynë i parë dhe në fillim ishim të tmerruar, por më pas na dhanë shpresë se ka shërim. Nuk u dëshpëruam dhe na u realizua ëndrra”, ka thënë babai i fëmijës lidhur me rastin.

Megjithëse operimi ka pasur sukses, ai është kthyer në vendlindje ku po mbahen nën kontrollin e familjarëve dhe nuk guxon të ecë për një kohë. /Telegrafi/