Fëmija i parë, i mesmi apo i fundit? Ja çfarë thotë shkenca për karakterin

Vendi që zini në familje mund të ndikojë në vetëbesim dhe marrëdhënie, por jo ta përcaktojë jetën tuaj
A është më i përgjegjshëm fëmija i parë, më i qetë i mesmi apo më i lirë në mendime më i vogli? Shumë njerëz rriten me bindjen se vendi që zënë mes vëllezërve dhe motrave tregon diçka për karakterin e tyre, ndikon në vetëbesim dhe në marrëdhëniet me të tjerët.
Megjithatë, Catherine Carr, autore e një libri mbi marrëdhëniet komplekse mes fëmijëve në familje, thekson se rendi i lindjes mund të ndikojë në formimin e identitetit, por nuk e përcakton atë plotësisht.
Dinamika mes fëmijëve është shumë më komplekse
Dinamika mes vëllezërve dhe motrave është pothuajse pafundësisht komplekse”, thotë Carr për Newsweek. “Fëmija i parë do të jetë gjithmonë i pari dhe shpesh do të ndiejë se humbet vëmendjen me ardhjen e të tjerëve. Ndërsa më i vogli mbetet gjithmonë i fundit dhe nuk përjeton kurrë të njëjtin ‘rrëzim nga froni’. Kjo e bën këtë temë shumë interesante për t’u analizuar, transmeton Telegrafi.

Stereotipet nuk janë fat
Kur bëhet fjalë për rendin e lindjes, Carr thekson se ai nuk është fat i paracaktuar. Shumë nga ato që dimë për këtë temë vijnë nga psikoterapeuti austriak Alfred Adler, i cili mendonte se:
- fëmijët e parë janë të përgjegjshëm dhe të ngarkuar me detyra
- më të vegjlit janë më të lirë dhe të prirur për rrezik
- fëmijët e mesëm janë më të përshtatshëm, por shpesh të pasigurt
Edhe pse këto ide janë të përhapura, ato nuk mjaftojnë për të shpjeguar zhvillimin real të fëmijëve, edhe pse mbajnë një pjesë të së vërtetës.
Roli i mjedisit dhe ndryshimet mes fëmijëve
“Ka rëndësi se sa kohë jetët tona kalojnë në të njëjtin mjedis dhe çfarë faktorësh veprojnë në të”, shpjegon Carr.
Një diferencë e madhe në moshë, për shembull, do të thotë që fëmija më i vogël rritet nga prindër më të lodhur, me më pak ose ndonjëherë më shumë burime se në fillim. Me fjalë të tjera, çdo fëmijë rritet në një realitet të ndryshëm.
Po aq e rëndësishme është edhe teoria e diferencimit, e zhvilluar nga psikologia Frensis Fjuks Shachter. Sipas saj, fëmijët krijojnë identitete të ndryshme për të shmangur konkurrencën dhe për t’u ndjerë unikë.
Nëse një fëmijë është më i përqendruar në mësime, një tjetër mund të orientohet drejt krijimtarisë apo humorit. Me kalimin e kohës, këto role bëhen pjesë e marrëdhënieve mes tyre dhe me prindërit. /Telegrafi/

















































