Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, me zonjushën Blerta Celibashi.

Ceremonia e fejesës u zhvillua me gëzim më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.


Në deklaratën zyrtare të Oborrit Mbretëror thuhet se familja mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të thellë për urimet e shumta që kanë mbërritur në këtë rast të veçantë.

Princ Leka & Blerta Celibashi /Oborri Mbretëror

Në postimin e Oborrit Mbretëror shkruhet:

Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm. /Telegrafi/


Princ Leka & Blerta Celibashi