Geoffrey Kondogbia, ka munguar në ndeshjen e Valencias në Kupë, shkaku i një dënimi të marr para katër viteve.

Kondogbia mori karton të kuq në një nga përballjet e gjysmëfinaleve kundër Atletico Madridit, gjatë sezonit 2012-2013, kohë kur luante me Sevillan.


Një dënim që sipas trajnerit të Valencias, Marcelino, duhej ta kishte shlyer sezonin pasardhës, kur ai ishte transferuar te Monaco, që luan në Ligue 1 të Francës.

Megjithatë, ai nuk shleu asnjë pezullim në garat franceze, kështu që ndëshkimi i tij “mbetet në fuqi” dhe është urdhëruar që të mungojë në përballjet e radhës ndaj Real Zaragozas.

DM5vTSgUMAMUeAi Geoffrey Kondogbia e ka ndihmuar Valencian të kthehet në kry

Ai mungoi në ndeshjen e parë që Valencia e fitoi si mysafir 2-0 dhe do të mungojë edhe në atë kthyese me 29 nëntor.

Por sipas Valencias është faji i federatës spanjolle pse mesfushori nuk e ka kryer dënimin deri më tani.

DMsGzP5WkAA0NUJ Kondogbia i huazuar nga Interi për një vit

“Federata spanjolle e Futbollit nuk ia kishte raportuar dënimin Federatës franceze të Futbollit, siç kërkohet nga FIFA, ndaj dhe nuk ishte shlyer gjatë periudhës së të luajturit me Monacon”.

Ky ndoshta mund të jetë rasti i parë dhe tejet i rrallë i një ngjarjeje të tillë, pasi një lojtar duhet ta shlyej një dënim pas katër vitesh.  /Telegrafi/

telegrafi sport app