LAJMI I FUNDIT:

Federata e Paqes Universale, përtej kufijve për një botë bazuar në vlera morale dhe shpirtërore

Federata e Paqes Universale, përtej kufijve për një botë bazuar në vlera morale dhe shpirtërore

“Aty ku ka vullnet ka gjithnjë edhe zgjidhje,veçanërisht kur ky është vullneti i Zotit” Reverend Moon

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Është një aleancë globale individësh dhe organizatash të dedikuar në ndërtimin e një bote në paqe, një botë në të cilin kushdo mund të jetojë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

Federata e Paqes Universale (FPU) udhëhiqet nga një vizion i njerëzimit si në familje globale nën Zot, që jeton në përputhje me parimet universale.

Në objektivat kryesore të federatës së paqes përfshihen: Reformat dhe forcimi i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i saj Ekonomik e social Partneritet midis qeverive, feve dhe shoqërisë civile, një kulturë e paqes nëpërmjet edukimit, sporteve, artit, medies, bashkëpunimi ndërfetar, shmangia dhe zgjidhja e konfliktit – jetë e lumtur familjare plot dashuri.

FPU, e inauguruar në shtator 2005, ndërtohet mbi themelin e vendosur në dekada me radhë përmes një rangu të gjerë organizatash dhe programesh të themeluara nga Dr. Sun Myung Moon, përfshirë këtu shoqatën e Shpirtit të Shenjtë për Bashkimin e Krishterimit Botërorë (e njohur si Kisha e Unifikimit), e themeluar në vitin 1954 dhe Federata e familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim e themeluar në vitin 1996. Së fundmi, në vitin 1999, Dr. Moon themeloi FNNPB si një organizatë të dedikuar ndaj zhvillimit të modeleve të reja të Qeverisjes, e udhëhequr nga përfaqësues të feve dhe qeverive në partneritet plot respekt e bashkëpunim për hir të paqes.

Certifikatat për titullin “Ambasador i Paqes”, i ndan organizata Ndërkombëtare Universal Peace Federation UPF.

Këtë çmim e kanë marrë personalitete të njohura në botën e politikës, kulturës të cilët kontribuojnë për demokraci dhe paqe në botë.

Për ta marrë këtë titull çdonjëri duket të ketë kontribuar për paqen dhe demokracinë. Pasi personi që propozohet nga Këshilli i përgjithshëm që përbëhet nga 120 anëtarë, verifikohen aktivitetet që ka bërë në të mirë të lirive dhe paqes. Komisioni që vendos përbëhet nga 12 anëtarë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Vota është e fshehtë.

Iniciativa ‘Ambasadorët për Paqe’, ka filluar në vitin 2001, dhe është rrjeti më i madh në botë dhe i larmishmi i krerëve të paqes. Ato vijnë nga të gjitha sferat e jetës që përfaqësojnë të gjitha racat, fetë, kulturat dhe kombësitë. Ata angazhohen për të promovuar pajtimin, tejkalimin e pengesave, dhe ndërtimin e paqes. Ata marrin pjesë në iniciativat e paqes dhe programet që promovojnë pajtimin dhe bashkëpunimin përtej kufijve tradicionalë të fesë, racës, përkatësisë etnike, dhe nacionalitetit.

Federata Universale e Paqes është një aleancë globale e individëve dhe organizatave të përkushtuara për të ndërtuar një botë të paqes, një botë në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim, dhe bashkë-prosperitet për të gjithë.

Kjo organizatë është partnere e OKB-së dhe është e vetmja organizatë që ka statut të veçantë në OKB. Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB) është degë e FFWPU International, një organizatë ndërkombëtare që përbëhet nga familje që përpiqen ta mishërojnë idealin e dashurisë së vërtetë dhe të ndërtojnë një botë paqeje dhe bashkimi midis të gjithë popujve, racave dhe besimeve, bazuar në vizionin e Reverend Sun Myung Moon të përmbledhura në Parimin Hyjnor.

FFPBB u themelua në 1997 në mënyrë që të zgjerojë misionin dhe vizionin e Lëvizjes së Unifikimit për të krijuar një aleancë të njerëzve që kanë vizionin e përbashkët të ndërtimit të familjeve me në qendër Zotin, si baza për komunitete të shëndetshme, shoqëri të qeta dhe një botë paqësore.

Objektivat kryesorë të FFPBB: Të fuqizojë moralin e familjes si qeliza bazë e shoqërisë, të ofrojë për të rinjtë një edukim shpirtëror dhe moral në mënyrë që ata të zhvillojnë një karakter të mirë si përgatitje për jetën familjare dhe shoqërore. Të theksojë rëndësinë e martesës duke e vënë theksin në pastërtinë seksuale përpara martese dhe besnikërinë bashkëshortore gjatë martesës. Krijimi i një Kulture Botërore të Paqes nëpërmjet Shkëmbimit Ndërkombëtar të Martesave, duke shkuar përtej dallimeve fetare, kulturore, racore dhe kombëtare të përqendruar te Zoti.

Ka ardhur koha që kombet e botës t’i bashkojnë burimet e tyre dhe të ecin përpara drejt realizimit të botës ideale paqësore të dëshiruar nga Zoti. Misioni i Federatës së Paqes Universale është t’i rinovojë Kombet e Bashkuara aktuale, një organizatë e tipit Kabili (Kain), të sigurojë një nivel të ri të lidershipit si një e tipit Habili (Abel).

Reverend Moon thekson se Kombet e Bashkuara kanë nevojë urgjente për rinovim dhe reformim, dhe bën thirrje për krijimin e një këshilli ndërfetar ku këshillat e liderëve shpirtërorë dhe fetarë mund të dëgjohen. Përveç kësaj, ai po nxit Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe kombet tjera udhëheqëse të botës që ta braktisin përqendrimin e tyre ushtarak dhe në vend të kësaj ta kombinojnë burimin e tyre për të ndërtuar një autostradë ndërkombëtare për paqe dhe një tunel përmes ngushticës së Beringut. Lidhja fizike mes kontinenteve do të bëjë më shumë në afrimin e njerëzve sesa çdo konflikt apo luftë.

Disa mund të dyshojnë se këto gjëra do të përmbushen “Rev. Moon” por aty ku ka vullnet ka gjithnjë edhe zgjidhje, veçanërisht kur ky është vullneti i Zotit. Pas themelimit dhe licencimit të FPU në Nju-Jork, Reverend Moon dhe Zonja Moon filluan turne botërorë në 120 vende, duke udhëtuar më shumë se 80,000 milje duke vizituar nga një qytet për çdo ditë. Ata u mirëpritën nga presidentë, kryetarë shtetesh, udhëheqës fetarë, dhe dhjetëra mijëra njerëz të thjeshtë, të etur për ta dëgjuar mesazhin e tyre frymëzues të paqes e shpresës.

Reverend Moon ka thënë se një nga partnerët pas këtij turneu është dëshira për të gjetur partnerë që kanë vullnetin të punojnë së bashku për të ndërtuar një kulturë të zemrës dhe paqes.

A do të angazhoheni ju sot për t’i kapërcyer kufijtë e racës, fesë dhe kombësisë dhe për ta mirëpritur sferën e bekimit të Zotit mbi njerëzimin? Kombet e Bashkuara janë një institucion ku kërkohet konsensus. Aty është Këshilli i Sigurimit, por në të vërtetë ata e neutralizojnë problemin! Deri tani ata nuk i kanë zgjedhur konfliktet në botë.

Reverend Moon bën thirrje dhe thekson se Kombet e Bashkuara kanë nevojë urgjente për rinovim dhe reformim. Gjatë historisë, lëvizjet për paqen në mënyrë të pashmangshme arritën pikën e limitit dhe përfunduan me dështim, sepse ato u udhëhoqën nga qenia njerëzore të papërsosura.

Kjo është arsyeja që Kombet e Bashkuara, megjithatë të themeluara me ëndrrën e shkëlqyeshme për realizimin e paqes botërore, sot duhet ta pranojë kufizimin e saj të brendshëm dhe të rrëfejë që nuk mund t’i japë shpresë njerëzimit.

Kjo është thjeshtë nga që OKB-ja u themelua nga fuqitë e botës, për t’i mbrojtur interesat e fuqive për ta sunduar botën. Të jemi të lirë në besimin që e kemi, të çliruar nga ndasitë, siç janë ato të racës, besimeve politike dhe shtresave sociale. Ta duam drejtësinë e vërtetë për të gjithë, jo vetëm për veten tonë, ta kuptojmë të drejtën dhe ta pranojmë të gabuarën, e mira dhe e keqja, moralja dhe imoralja.

Drejtësia dhe liria duhet të zbatohen ose për të gjithë, ose për asnjë. Nëse një njeri i vetëm nuk është i lirë, atëherë nuk ka liri të vërtetë, sepse ajo nuk mund të ndahet, nuk mund të jesh pakëz i lirë. Ose je i lirë ose nuk je. Të bëjmë atë që dimë, ta jetojmë jetën tonë të vetëdijshëm, e jo si skllevër.

Sa më parë të organizohemi t’i bashkojmë idetë, të solidarizohemi për t’i ndihmuar njëri-tjetrit, çlirohemi nga Masoneria që udhëheq bankat, dijen -Universitetet, por mos t’i harrojmë edhe Korporatat Farmaceutike. Ata posedojnë formulat e vaksinave pro dhe kundër sëmundjeve, kur t’u teket bëjnë eksperimente me mbarë njerëzimin. /Telegrafi/