Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes ndaj Përfaqësueses së Kosovës, që luhet më 14 nëntor në qytetin e Plzenit.

Kosova do të takohet me Çekinë në 'finalen' e parakohshme për dy përfaqësueset, pasi vlen për kualifikim në Euro 2020.


Federata Çeke e Futbollit ka publikuar detajet rreth biletave për mysafirët dhe blerjen e tyre.

Sipas tyre, vetëm 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve Dardanë, ndërsa blerja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.

cekia 1

"Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund ti sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës".

"Janë 627 bileta që do t'iu takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë", thuhet në njoftimin e Federatës Çeke.

Ndryshe, Kosova ka një pikë më pak se Çekia në Grupin A dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje do të rriste ndjeshëm gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020. /Telegrafi/

cekia

telegrafi sport app