LAJMI I FUNDIT:

FDA sapo ka aprovuar një ilaç i cili është 1,000 herë më i fuqishëm sesa morfina

FDA sapo ka aprovuar një ilaç i cili është 1,000 herë më i fuqishëm sesa morfina

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) sapo ka aprovuar ilaçin Dsuvia – që do të thotë se në treg do të ekzistojë një opioid i ri.

Ky opioid është 1,000 herë më i fuqishëm sesa morfina dhe 10 herë më i fuqishëm sesa fentanyli.

Shumë njerëz kanë shprehur brenga që ky ilaç vetëm sa do ta keqësojë krizën e opioidëve, duke shtruar pyetjen se a kemi vërtet nevojë për këtë ilaç në treg.


Si me shumicën e avancimeve shëndetësore, edhe ky ilaç i ka të mirat dhe të këqijat e veta!

Në anën e mirë, Dsuvia ka aftësinë unike për t’i lehtësuar dhimbjet tejet të mëdha në një periudhë shumë të shkurtë, pa pasur nevojë të merret përmes infuzionit.

Kjo nënkuptim se viktimat e traumave lirohen nga dhimbjet shumë shpejt, prandaj një përdorim i Dsuvia-s mund të jetë te doktorët të cilët gjenden në fushëbeteja – Pentagoni e ka mbështetë fuqimisht aprovimin e këtij ilaçi.

Ilaçi mund të jetë i nevojshëm edhe në dhomat e operimeve, e veçanërisht për pacientët që e kanë të vështirë injektimin intravenoz – sikurse që janë pacientët me kancer.

Cilat janë të këqijat e këtij ilaçi? Epo, një ilaç kaq i fuqishëm që merret përmes gojës mund të ketë potencial për abuzim!

Opioidët sintetik, si fentanyli, shumicën e njerëzve i bëjnë të ndihen të droguar.

Sidoqoftë, vetëm se ilaçi është 1,000 fish më i fuqishëm kjo nuk do të thotë se edhe ndjenja e të droguarit është 1,000 fish më e fortë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori