Futsallit kosovar së fundmi i është shtuar edhe një klub, FC Prishtina 01.

Edhe pse përkundër kualiteteve që posedon skuadra, ata këtë edicion do të garojnë në Ligën e Parë në futsall.


Kryetar i klubit është zgjedhur Malsor Buzuku, ndërsa stërvitjen kanë filluar tash e disa javë.

fc prishtina 01

Nën drejtimin e Synaj Keqit, skuadra po punon intensivisht dhe është gati që këtë javë ta fillojë kampionatin.

Ndihmës-trajner i skuadrës është Haki Ahemeti.

fc prishtina 01 3

Kjo skuadër ka angazhuar reprezentues të Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Agon Ramadani që ka luajtur te Feniksi dhe Kombëtarja shqiptare, ka nënshkruar për klubin bardhekaltër nga kryeqyeteti.

fc prishtina 01 2

Aty janë edhe reprezentuesit e Kosovës, si Oso Gjinovci, Getart Hyseni e Nuhi Krasniqi.

Po ashtu pjesë e skuadrës do të jenë edhe dyshja me përvojë të madhe në futsallin e Kosovës, kapiteni Korab Muharremi dhe Durim Qorri.

fc prishtina 01 4

Prishtina ka nënshkruar edhe me lojtarë të tjerë si Besnik Selmani, Shefki Kamberi, Dardan Berisha, Berat Hamiti, Haris Zeneli, Endrit Hajdini, Shpat Hashani, Ari Kaqanolli, Enis Hoxha e Andi Oruqi.

Objektivi i klubit është që të ngjitet në Superligë dhe të ketë paraqitje sa më të mirë në Kupën e Kosovës. /Telegrafi/

fc prishtina 01 1

telegrafi sport app