LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja ndihmon klubet e Superligës me nga 600 euro

FBK-ja ndihmon klubet e Superligës me nga 600 euro

Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar se do të ndihmojë klubet e Superligës dhe Ligës së Femrave me nga 600 euro.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Bordit të FB-së të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

“Bordi u informua për situatën aktuale financiare në FBK dhe shkallën e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me MKRS-në. Bordi vendosi që të ndihmojë financiarisht klubet e Superligës dhe Ligës së Femrave me shumën prej 600,00 Eurosh për secilin klub që ofron dëshmi për shpenzimet e bëra në këtë shumë deri të enjten, më 24.12.2015 në ora 16:00. Detajet për kushtet e transferimit të këtyre mjeteve klubeve do t’u dërgohen më 22.12.2015”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj mbledhje është themeluar edhe Komiteti Ekzekutiv i FBK-së, që përbëhet nga Erolld Belegu (kryetar), Leart Hoxha (sekretar i përgjithshëm), dhe anëtarët e Bordit që janë Arben Fetahu dhe Valton Bilalli.


Gjithashtu është analizuar dhe miratuar Plani i Punës dhe Plani Financiar për vitin 2016.

Kurse për planet dhe strukturimin Përfaqësueses A të Kosovës, përfshirë negociatat me kandidatët për Përfaqësuese dhe u dakordua që “publikimi i përbërjes së shtabit teknik të bëhet pas datës 22 janar 2016, kurse selektori/menaxheri i Përfaqësueses A të fillojë zyrtarisht punën më 01 shkurt 2016”.

“Bordi për organizimin e Klinikës së FIBA-s për gjyqtarë perspektivë në muajin shkurt vendosi që gjyqtarët kosovarë që do të marrin pjesë në Klinikë të nominohen dhe të dërgohen për miratim të FIBA-s pas testimit fizik dhe teorik, të paraparë për datën 09.01.2016”, thuhet në njoftim.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori