Site icon Telegrafi

Fazlie Maloku emërohet ushtruese e kryeshefes së Ndërmarrjes “Pastrimi”

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka emëruar Fazlie Malokun si ushtruese e detyrës së kryeshefes së kësaj kompanie.

Në krye të kësaj kompanie Maloku është emëruar përkohësisht, pasi Bordi i Drejtorëve të kompanisë ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Lexo po ashtu Shkarkimi i kryeshefit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, Zogaj: Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes

Bordi i Drejtorëve i Kompanisë “Pastrimi”, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Bordi ka konstatuar se Kelmendi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version