Ka filluar BLAST Paris Major, ku tashmë disa skuadra kanë siguruar fitore te tyre të para.

Skuadrat më të mira të botës janë duke garuar në turneun e fundit Major të CS:GO – BLAST Paris Major.


Faza ‘Challengers Stage’ ka filluar ku dy skuadrat favorite të këtij Majori FaZe dhe G2 kanë siguruar fitoret e para.

Ekipi FaZe ka fituar ndaj Monte me rezultat të ngushtë 16-14, ndërsa G2 fituan ndaj The Mongolz me rezultat 16-11.

Gjithashtu ekipi paiN ka mposhtur ekipin Fluxe me rezultat të thellë 16-2.

Ndeshje të tjera do të vazhdojnë të zhvillohen sot në Paris, ku skuadrat po garojnë për t’u kualifikuar tutje në fazën ‘Legends Stage’. /Telegrafi/

telegrafi sport app