Dokumenti i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe i cili dokument është mishëruar në Kushtetutën e Kosovës, është dokument që përmban të gjitha koncesionet e mëdha, që i ka bërë Kosova në raport me Serbinë, në procesin e negociatave në Vjenë për statusin final të Kosovës, gjatë viteve 2006-2007. Kështu vlerësojnë zyrtarë të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të cilët kanë qenë pjesë e këtij procesi, si dhe njohësit e së Drejtës Ndërkombëtare.
Megjithatë, ata kanë pikëpamje të ndryshme nëse dokumenti, të cilin e kishte ofruar Marti Ahtisaari, drejtuesi i treshes ndërkombëtare ndërmjetësuese, SHBA-së, BE-së dhe Rusisë, është “vija e kuqe” e kompromiseve, përtej të cilave Kosova nuk mund të kalojë në negociatat e ardhshme me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte pjesë e procesit negociator të Vjenës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se kompromiset që i kishte bërë Kosova në atë proces, kishin për bazë premtimet e bashkësisë ndërkombëtare se ato do të jenë kompromiset e fundit dhe se dokumenti do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara edhe me pëlqimin e anëtareve që kanë të drejtën e vetos, sikurse Rusia dhe Kina.
Megjithatë, sipas tij, tashmë Kosova gjendet para dilemave për kompromise të reja dhe që shkojë përtej Dokumentit të Ahtisaarit.
“Një fakt duhet ta pranojmë që çdo dialogim i ri nënkupton marrëveshje të re dhe çdo marrëveshje e re nënkupton kompromis të ri. Moszbatimi i asaj Pakoje (Dokumentit të Ahtisaarit), në veçanti në pjesën veriore (të Kosovës), si dhe mosmbështetja e plotë ndërkombëtare për zbatimin e saj, ka krijuar një hapësirë për dialogim të ri. Ky dialogim i ri, duhet të jemi të sinqertë që kërkon një kompromis të ri dhe ai kompromis gjithsesi do të jetë jashtë asaj që është paraparë më Pakon e Ahtisaarit. Natyrisht që mund të jetë kompromis në dëm apo të prishjes së Ahtisaarit”, theksoi Kuçi.
‘Funksionaliteti i shtetit’, i varur nga kompromiset
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili kishte marrë pjesë gjatë gjithë procesit të Vjenës, thotë për Radion Evropa e Lirë, që kompromiset eventuale në një marrëveshje me Serbinë, të cilat do të ishin jashtë përmbajtjes së Dokumentit të Ahtisaarit, do të nënkuptonin prekje të statusit të Kosovës.
Sipas tij, Dokumenti i Ahtisaarit është pjesë integrale e Kushtetutës së Kosovës dhe pjesë e deklaratës së pavarësisë së vendit. Cenimi i këtij dokumenti, sipas tij, do të nënkuptonte biseda për statusin e Kosovës dhe Kushtetutën e vendit, si dhe do të cenonte edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
“Në aspektin strategjik, e shoh gabim të rëndë, në rast se me këtë preket statusi i Kosovës, përkatësisht preket Kushtetuta e Kosovës ose rihapen tema që do ta vinin në pikëpyetje Pakon e Ahtisaarit. Në të njëjtën kohë do ta vinin në pikëpyetje edhe mendimin e shkëlqyeshëm të GJND-së për Kosovën”, thekson Hyseni.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson që Dokumenti i Ahtisaarit është shkalla e fundit e kompromiseve që ka bërë pala e Kosovës në procesin negociator në Vjenë, për zgjidhjen e problemit me Serbinë.
Sipas tij, tejkalimi i këtij dokumenti, i cili komuniteteve pakicë, e sidomos komunitetit serb, i siguron të drejta më shumë se në cilindo vend evropian, si dhe shkuarja drejt çfarëdo kompromisi në dëm të Kosovës, do të shkaktonte dëme serioze për funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
“Mbi këtë bazë, ne kemi ecur shumë më tepër sesa që kanë bërë madje edhe vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera mike. Unë mendoj që ne duhet ta përdorim këtë argument për t’i bindur edhe miqtë tanë dhe në veçanti kundërshtarët, që Republika e Kosovës duhet të jetë, para së gjithash, funksionale, me bazë të fuqishme kushtetuese dhe me respekt dhe pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Përtej këtyre vijave, kam frikë se do të rrezikonim një jofunksionalitet dhe dëmtimin e rendin e brendshëm dhe të jashtëm juridik dhe politik të Kosovës”, thekson Hoti.
Ndërkohë që për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do ta zgjidhte kontestin Kosovë-Serbi, flitet për kompromise nga të dyja palët, drejtuesit e deritashëm të dialogut, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, nuk kanë dhënë ide të tjera lidhur me kompromiset, përveç idesë për ndryshimin e kufirit mes dy vendeve. Presidenti Thaçi e ka quajtur “korrigjim i kufirit, ndërkaq, presidenti Vuçiq e ka quajtur “përcaktim i kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.
Ndryshimi i kufirit, ide e rrezikshme apo e paragjykuar?
Lidhur me idenë e ndryshimit të kufirit, bashkësia ndërkombëtare – përfshirë edhe vendet partnere dhe aleate të Kosovës – është treguar e ndarë, në përkrahës dhe ata që e kundërshtojnë fuqishëm atë.
Por, a do ta cenonte dhe zhvlerësonte një kompromis i tillë shtetin e Kosovës dhe rendin e tij juridik dhe politik?
Nënkryetari i PDK-së, Kuçi, shpreh mendimin se pala e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme që në negociatat e ardhshme të mos preket funksionaliteti i shtetit dhe autoriteti i Prishtinës mbi tërë territorin evendit.
“Unë mendoj që tërësia territoriale, pavarësia e Kosovës dhe funksionaliteti apo autoriteti i institucioneve qendrore në tërë territorin e Republikës, kanë qenë si qëllimet bazë edhe në kompromiset e mëhershme. Mendoj që, në këtë rast, para çdo negociate, duhet të ketë një projekt, para çdo projekti duhet të ketë edhe një kundërpeshë të asaj që kërkohet ose që ndryshohet. Nuk mund të jemi paragjykues të një teme, pa e parë edhe rezultatin apo qëllimin final të asaj teme”, thekson Kuçi.
Ndërkaq, Hyseni vlerëson se praktikat e deritashme në rajon kanë treguar se aventurat me ndryshim të kufijve, kanë prodhuar konflikte, të cilat kanë marrë përmasa të paparashikueshme.
“Kujtoj se sa u përket kufijve, e kanë gabim edhe ata që në Kosovë parapëlqejnë prekjen e kufijve, por edhe ata ndërkombëtarë që eventualisht në mënyrë joeksplicite dhe të heshtur mund të pajtohen. Çdo ndryshim i kufijve, mund të prodhojë ‘efekte zinxhirë’, me pasoja të mëdha për gjithë rajonin. Kompromise të asaj natyre nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë. Në vend të ndryshimit dhe vizatimit të kufijve në linja etnike, unë kujtoj se Ballkani duhet t’i liberalizojë kufijtë”, vlerëson Hyseni.
Profesor Hoti shpreh mendimin se për çështjen e ndryshimit të kufirit, deri më tash, nga drejtuesit politik të të dyja vendeve, asnjëherë nuk kanë folur me terma praktikë. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare e lejon ridefinimin e kufirit në rastet kur shtetet, të cilat e njohin njëra-tjetrën dhe kanë raporte reciproke, pretendojnë të zgjidhin ndonjë problem të caktuar.
“Kjo nuk është në rastin e Kosovës, sepse këtu po flasim për mosnjohje dhe qëndrime krejtësisht të kundërta dhe antagoniste ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që nëse lëshohemi në tema apo çështje të tilla, pa e sqaruar paraprakisht raportet me Serbinë, kjo në vetvete paraqet rrezik, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”, potencon Hoti.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, fillimisht për zgjidhjen e çështjeve teknike dhe më pas ka evoluar në dialog politik, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Tashmë, të dyja vendet gjenden, siç është thënë, para fazës përfundimtare të këtij procesi, i cili do të duhej të përfundonte me një marrëveshje paqeje. Aktualisht, Serbia ka ndërprerë dialogun, për shkak të taksës prej 100 për qind për mallrat e këtij vendi, të cilën masë e ka vendosur Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?