LAJMI I FUNDIT:

Fauci u kërkon falje britanikëve: Ata nuk gabuan me aprovimin e vaksinës kundër COVID-19

Fauci u kërkon falje britanikëve: Ata nuk gabuan me aprovimin e vaksinës kundër COVID-19

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, ka kërkuar falje për vërejtjet që dukej se kritikonin procesin e miratimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kam një besim të madh në atë që bën Mbretëria e Bashkuar si shkencërisht, ashtu edhe nga pikëpamja e rregullatorit”, tha Dr Fauci të enjten për BBC-in.

Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për luftimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, mjeku i kishte thënë Fox News se britanikët nuk e kishin analizuar vaksinën “me aq kujdes” sa rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së. Ai më vonë i tha CBS News se Mbretëria e Bashkuar kishte “nxituar” me aprovimin e vaksinës kundër pandemisë.

Të enjten, ai tërhoqi komentet dhe tha se nuk kishte “dyshime në mënyrën se si Britania e Madhe e bëri atë”.

Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar 'nuk ishte aq e kujdesshme' sa SHBA në aprovimin e vaksinave
Lexo po ashtu Dr. Fauci: Mbretëria e Bashkuar 'nuk ishte aq e kujdesshme' sa SHBA në aprovimin e vaksinave

“Procesi ynë është ai që kërkon më shumë kohë sesa në Britani. Dhe ky është realiteti”, tha Fauci duke shtuar “Nuk doja të nënkuptoja ndonjë ngathtësi edhe pse ashtu tingëlloi”.

FDA planifikon të takohet më 10 dhjetor për të diskutuar miratimin e vaksinës që e aprovuan britanikët, e cila u krijua përmes një partneriteti midis Pfizer dhe BioNTech. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori