Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sipas përllogaritjeve, imuniteti i tufës ndaj coronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës.
Duke folur për variantet e reja të coronavirusit, të paraqitura në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Brazili dhe Kina, Fauci thotë se ata të gjithë janë virus SARS-CoV-2, por kanë dallime të vogla që mund të çojnë në një ndryshim funksional.
“Domethënë antitrupat mund të mos reagojnë në mënyrë efektive kundër tyre. Ndonjëherë kjo i bën atë më të transmetueshëm. Ne e dimë që varianti i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ai i Afrikës së Jugut dhe me shumë mundësi varianti brazilian transmetohen shumë më lehtë”, ka thënë Fauci.
Eksperti amerikan thonë se vaksinat aktuale të coronavirusit, siç janë: Moderna, Pfizer dhe së shpejti edhe Johnson&Johnson, mund të jenë efektive ndaj coronavirusit të ri.
“Jo plotësisht sikurse në virusin që ka qenë me ne nga fillimi, por sërish kanë një shkallë të lartë të mbrojtjes, në veçanti kundër sëmundjeve të rënda, domethënë shtrimit në spital dhe vdekjeve”, ka thënë Faucci, duke shtuar se vaksinat kundër coronavirusit kanë siguri dhe, sipas tij, rreziku ndaj COVID-19 është jashtëzakonisht më i madh se rreziku i një dëmi që mund të ndodhë nga vaksina.
I pyetur për sigurinë e një personi që të udhëtojë pasi të ketë marrë dy dozat e vaksinës, Faucci tha:
“Kjo varet nga gatishmëria për të marrë rrezikun mbi vete. Pa dyshim se rreziku është më i vogël nëse jeni vaksinuar. Nëse keni marrë një vaksinë që është efektive prej 94 deri 95%, rreziku i infektimit tuaj ekziston, por sigurisht rreziku që të sëmureni është shumë më i ulët sesa para vaksinës. Megjithatë ende ekziston një rrezik. Tani për tani ne ende bëjmë apel që nëse nuk e keni patjetër, mos udhëtoni”, tha Fauci për Zërin e Amerikës.
Imunizimi i popullsisë në Shtetet e Bashkuara filloi në mes të dhjetorit të vitit 2020.
Deri më 5 shkurt 2021, sipas të dhënave të botuar nga Bloomberg janë dhënë më shumë se 36 milionë doza të vaksinës.
Vaksinat që janë lejuar për përdorim në SHBA janë të kompanive Moderna dhe Pfizer/BionTech.
Deri në fund të janarit të vitit 2021, sipas Institutit Johns Hopkins, më shumë se 26 milionë njerëz me coronavirus u regjistruan në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 456 mijë njerëz vdiqën si rezultat i infeksionit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë