Site icon Telegrafi

Fatos Qerimaj e Vasil Tole, fituesit e konkursit “Krijimtaria muzikore 2018”

U mbyll këtë fundjavë konkursi mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore për vitin 2018.

Në zhanrin e muzikës skenike për operë mori pjesë në konkurs kompozitori Vasil Tole me “Opera Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit”, me libret të Fan Nolit.

Në zhanrin e muzikës skenike për balet, mori pjesë Fatos Qerimaj me “Eho Skënderbejane”, me libret të Petrit Rukës, si dhe Jetmir Zanganjori me “Balet Ballkan Exspres” me libret të Stefan Çapalikut.

Juria që përbëhej nga Thomas Simaku, Nicole LeFanu dhe Pedro Amaral, vendosën që të shpallin fitues Fatos Qerimaj dhe Vasil Tole. Ndërsa, kompozitori i ri Jetmir Zaganjori, u vlerësua me çmim inkurajues.

Afati i përfundimit të konkursit u shty nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që pjesëmarrja e artistëve në garë të ishte më e madhe. Por, sërish në konkurs morën pjesë vetëm tre artistë. Kjo gjë jo vetëm tregon situatën ku gjendet krijimtaria jonë muzikore, por edhe se krijimi i një vepre muzikore të mirëfilltë nuk kërkon vetëm një konkurs, por edhe inkurajim dhe mbështetje konkrete.

Veprat fituese u prezantuan pjesërisht para jurisë dhe artistëve të pranishëm, ndërsa do vihen në skenë të plota në vazhdim. /Shqiptarja/

Exit mobile version