Ish menaxheri dhe ish i dashuri i Era Istrefit është parë në krah të motrës së këngëtares Rita Ora, Elena Ora.

Në fakt Faton Shoshi, i cili e menaxhon edhe reperin Ledri Vula janë parë shumë të afërt me motrat Ora gjatë natës së festimeve për pavarësinë e Kosovës.


Derisa Rita kishte ndal makinën për ta përshëndetur Ledrin, foto kanë shkëmbyer edhe Fatoni me Elenën.

Momentin interesant e kishte plasuar edhe Gazeta Express të dielën kur Rita me Ledrin ishin parë shumë të afërt me njëri tjetrin.

Por, në prapaskenë afër është parë edhe Fatoni me Elenën, motrën e Ritës të cilët kanë bërë shumë foto.

Ndryshe, Fatoni ka muaj që është ndarë nga këngëtarja Era Istrefi.

Është përfolur se ata kanë pasur një takim kohëve të fundit por që ende nuk ka ndonjë konfirmim se ata janë bashkuar apo jo.

foto 1 4

foto 3 1

foto 12