LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Spahiu ritakohet në New York pas shumë viteve me kolegen e tij, ‘Nitën’ e serialit “Kafeneja Jonë”

Fatmir Spahiu ritakohet në New York pas shumë viteve me kolegen e tij, ‘Nitën’ e serialit “Kafeneja Jonë”

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka qenë së fundmi disa ditë për vizitë në New York.

Ai atje është takuar nga afër me disa miq të tij, përfshirë edhe një aktore shumë të njohur për shqiptarët e Kosovës.

Bëhet fjalë për Leonora Mehmetajn, e cila njihet në publik më shumë si ‘Nita’ e hit-serialit vendor “Kafeneja Jonë”.


Foto: Kafeneja Jonë/YouTube

Fatmiri dhe Loenora kanë pasur një rrugëtim të gjatë së bashku në serialin i cili ka zgjatur për vite të tëra, ndërsa duket se ruajnë raporte të mira miqësore edhe pas përfundimit të tij.

‘Nita’ përndryshe prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re dhe është bërë nënë atje.

Foto: Fatmir Spahiu/Facebook

Spahiu ka publikuar disa fotografi në Facebook nga ritakimi i tyre pas shumë vitesh, teksa ka shkruar në mbishkrimin e tyre se vazhdimisht është pyetur nga fansat e tij për vendndodhjen e koleges së tij të dikurshme.

“Ku është Nora, ku është Nora, qe ku është! Ehhehe…gjithmonë shumë qejf me taku shoqen time, aktoren e mrekullueshme, Leonora Mehmetaj dhe plot miq tjerë që jetojnë në New York”, ka shkruar ndër të tjerash aktori i njohur në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Gjesti i ashpër me Rozanën: A është mirë me prek në moral një femër, e pafytyrë

Gjesti i ashpër me Rozanën: A është mirë me prek në moral një femër, e pafytyrë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori