Fatmir Shurdhaj, ish-zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi thotë se është zhgënjyer me proceset politike brenda kësaj partie, e në veçanti në degën e Malishevës me kuadrat e vjetra të cilat kanë degraduar vlerat politike të PDK-së që sipas tij kanë punuar vetëm për interesa personale familjare dhe klanore duke e dëmtuar imazhin e PDK-së qe nga kuvendi i parafundit me 2014 e deri më sot.
Ai thotë se në vend që Dekada e re të sillte njerëz të rinj dhe frymë të re politike në programin e PDK-së, po ndodh e kundërta dhe njerëzit e vjetër sipas tij të dështuar, të korruptuar po mbesin bartës të strukturave të partisë.
Kujtojmë se Shurdhaj ishte në garë për kryetar të PDK-së në Malishevë, por humbi garën, pasi fitues u zgjodh edhe për një mandat Isni Kilaj.
Letra e plotë e Shurdhajt:
Për: Partinë Demokratike të Kosovës
Kryetarit : Z.Kadri Veseli
Nga : Fatmir Shurdhaj – Anëtar i PDK-së
LETËR DORËHEQJE
I nderuar Kryetar Veseli, përmes kësaj letre dëshiroj të ju njoftoj se kam marr vendim për largim nga Partia Demokratike e Kosovës.
Si anëtar i PDK-së qe nga themelimi e deri më sot kam kryer detyra të ndryshme për PDK-në , asnjëherë nuk jam kursyer në angazhimin tim profesional dhe kam kryer me përgjegjësi detyrat qe më janë ngarkuar nga programi i PDK-së.
Kohet e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda PDK-së , e në veçanti në degën e Malishevës me kuadrat e vjetra të cilat kanë degraduar vlerat politike të PDK-së qe kanë punuar vetëm për interesa personale familjare dhe klanore duke e dëmtuar imazhin e PDK-së qe nga kuvendi i parafundit me 2014 e deri më sot.
Siç jeni në dijeni me sugjerimin tuaj kam qenë i angazhuar për më shumë se 6 muaj si anëtar i grupit strategjik për ta reformuar dhe rritur degën e Pdk-së nëper të gjitha fshatrat e Malishevës ku me sukses kemi arritur qe mbi 30 nëndege të fshatrave qe nuk kanë qenë fare aktive ti riaktivizojmë dhe të krijojmë struktura të reja . Zgjedhjet përfunduan nëper nëndegë dhe pa asnjë incident deri në kuvendin e ri fale angazhimit të Grupit strategjik dhe komisionit zgjedhor i monitoruar nga qendra.
Me besimin më të madh qe Dekada e re do të sillte njerëz të rinj dhe frymë të re politike në programin e Pdk-së të cilin e përqafuan shumë qytetare dhe intelektuale nga treva jonë por fatkeqësisht po ndodhe e kundërta në PDK që po zhgënjen qytetaret të cilët nuk kanë pritur qe prapë njerëzit e vjetër e të dështuar , të korruptuar të jenë prape bartës të strukturave të PDK-së të cilët publikisht po shihen edhe në afera të ndryshme të paraqitura nga mediet tona.
Si një prej kandidateve më të votuar nga katër pale zgjedhje kam pasur mandat të qytetareve ti përfaqësoj si deputet në Kuvendin e Kosovës por edhe në Kuvendin e fundit zgjedhor si njeri nder më të votuarit nuk mundem ta gjej vetën në mesin e atyre qe më tepër se 10 vite PDK në Malisheve e kanë degraduar dhe përdorur vetëm për interesa personale .
Duke ju falënderuar juve dhe gjithe antaret dhe simpatizantet e PDK-së , me të cilet sinqerisht kam bashkëpunuar par keto 19 vite rrugëtim së bashku, unë kam vendosur qe perfundimisht të largohem nga PDK-ja per arsyet e lartcekura.
Me nderime
Fatmir Shurdhaj Malisheve: 22.05.2019
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova