Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se në “Kuvendin e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet edhe një herë të mobilizohen për të realizuar plotësisht vizionin e Kosovës shtet i pavarur, sovran, e demokratik dhe për ta bërë Kosovën një vend normal dhe me perspektivë të qartë të zhvillimit, në të cilin të gjithë duam të jetojmë”.
Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kuvendi i ardhshëm si përmbyllje kulmore e procesit zgjedhor brenda LDK-së, duhet të jetë një kuvend i pasurimit dhe ringritjes së parimeve fundamentale mbi të cilat është themeluar dhe është ngritur LDK-ja e që janë thellësisht demokratike: liria, toleranca, konkurrenca, përgjegjësia dhe transparenca”.
Postimi i plotë i Sejdiut:
“LDK është shtëpi që e ndërtuam bashkarisht dhe që duhet ta mbajmë të fortë dhe madhështore, po bashkarisht.
Tashmë është përmbyllur procesi i zgjedhjeve të brendshme në nivel të të gjitha degëve të LDK-së.
Në përfundim të këtij procesi dëshiroj t’i uroj për zgjedhjen dhe marrjen e përgjegjësive të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, të zgjedhurit në të gjitha strukturat e degëve dhe nëndegëve, si dhe delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor, si përfaqësues të mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bashkë me urimin, për punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë që kanë marrë përsipër, dëshiroj të theksoj se Kuvendi i ardhshëm si përmbyllje kulmore e këtij procesi zgjedhor, duhet të jetë një kuvend i pasurimit dhe ringritjes së parimeve fundamentale mbi të cilat është themeluar dhe është ngritur LDK-ja e që janë thellësisht demokratike: liria, toleranca, konkurrenca, përgjegjësia dhe transparenca. Këto parime i dhanë identitetin fisnik, politik dhe qytetërues popullit dhe vendit tonë të dashur, Republikës së Kosovës, që ka për emblemë filozofinë e Presidentit historik të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, që u bë edhe shenjë respekti për Kosovën kudo në botë.
Në Kuvendin e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ne duhet të gjithë bashkë, me unitet veprimesh si një forcë politike prijëse, të mobilizohemi edhe njëherë për të realizuar plotësisht vizionin e Kosovës shtet i pavarur, sovran, e demokratik. Për ta bërë Kosovën një vend normal dhe me perspektivë të qartë të zhvillimit, në të cilin të gjithë duam të jetojmë. Një Kosovë në të cilën sundon rendi dhe ligji dhe që përparon shpejt në procesin e integrimit euroatlantik- në BE dhe në NATO, dhe që mban fuqishëm bashkëpunimin e miqësinë e përhershme me SHBA-të.
Me vizion e veprime të qarta dhe të vendosura, e bashkuar dhe me lidership të urtë të dalë nga Kuvendi i ardhshëm, LDK do të dëshmojë se është e fuqishme pikërisht se është parti e njerëzve të lirë dhe me përkushtim të madh demokratik. Ajo do të dëshmojë se është parti moderne ku realizohen potencialet e të gjitha gjeneratave, duke kombinuar fuqishëm traditën me modernen dhe duke zhvilluar dhe zbatuar parimet më të mira të qeverisjes bashkëkohëse. Si e tillë LDK si forcë politike e qendrës së djathtë dhe anëtare fuqiplotë në familjen e Partive Popullore Evropiane, do të dëshmohet si parti e së ardhmes evropiane të vendit tonë.
Kosova është duke kaluar në një fazë kritike tash e sa vjet. Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e vizionit të qartë dhe e veprimeve të qëndrueshme e të guximshme, i duhet më shumë se kurrë në udhëheqje vendit tonë.
Kosovës i duhet lidershipi i LDK-së i vendosur në mbrojtje dhe ruajtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial të Kosovës, që është të vënë në shënjestër nga veprimet e Serbisë të kamufluara në pakon e “dialogut me Kosovën”. Këto veprime të Serbisë janë thellësisht të orientuara në komprometimin e të gjitha proceseve që kanë sjellë pavarësinë e Kosovës, duke filluar nga vetë Akti i Pavarësisë në ditën e 17 Shkurtit 2008, njohjet e saj nga mbi 115 vende, fuqizimi i shtetësisë së saj që u konfirmua edhe me anë të Vendimit të GJND-së, si dhe luftimi i Kosovës duke e penguar anëtarësimin e saj në mekanizma ndërkombëtar.
Është momenti që në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të LDK-së, të dëshmojmë vlerat tona demokratike dhe duke kurorëzuar me sukses procesin zgjedhor, kështu do të shkruajmë bashkërisht edhe një faqe të re të historisë sonë, që do të jetë shenjë se LDK është partia më e besuar dhe më e organizuar në Kosovë.
Me vizion të qartë dhe me lidership të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm që do të jetë përfaqësues i identitetit të një partie me vlera të dëshmuara politike, nacionale, humane dhe qytetare; si një forcë politike e përgjegjshme para interesave të qytetarëve të Kosovës, LDK do të jetë e gatshme të marr përsipër drejtimin dhe qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet nacionale para nesh.
Siç e kam thënë edhe më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës është vlerë sublime politike e Kosovës, ndërsa është detyrë e jona ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë vlerë!
LDK është shtëpi që e ndërtuam bashkarisht dhe që duhet ta mbajmë të fortë dhe madhështore, po bashkërisht. LDK është shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi”, ka shkruar Sejdiu.
Ndyshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor nëpër degë, kurse më 3 gusht ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari i ri dhe organet drejtuese të partisë.
Ish-presidenti Sejdiu në disa raste ka përmendur mundësinë që ai të jetë kandidat për kreun e LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit