LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Plakiqi emërohet drejtor i Fondit për sigurime shëndetësore

Fatmir Plakiqi emërohet drejtor i Fondit për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka emëruar Fatmir Plakiqin drejtor të Fondit për sigurime shëndetësore.

Ministri Ismaili njoftoi se tashmë çështjen e sigurimit shëndetësor e kanë shndërruar në prioritet kombëtar.

Lexoni të plotë njoftimin e ministrit Ismaili:


“I urova mirëseardhje drejtorit (u.d.) të ri të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Zotëri Plakiqi vjen në këtë pozitë pas një përvoje shumë të madhe dhe të pasur institucionale. Ai ka zhvilluar dhe ka transformuar disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga pika fillestare në institucione të fuqishme, kredibile dhe shumë të suksesshme.

Për pesë vite ka qenë drejtor i Thesarit dhe anëtar i Bordit të Bankës Qendrore. Para saj ai ka shërbyer edhe si drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Policinë e Kosovës dhe drejtor i administratës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Sigurimet Shëndetësore tashmë i kemi shndërruar në prioritet kombëtar, në mënyrë që të zbusim varfërinë e qytetarëve tanë, për realizimin e të cilave po angazhojmë kuadrot më profesionale që ky proces të përfundojë në afatin e duhur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori