Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar ish-bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shalën në 20-vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë, se Shala ka rënë heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut.


"Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë me krenari heroin e kombit dhe bashkëluftëtarin tim, Ramiz Shalën. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut", ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrim i plotë: Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë me krenari heroin e kombit dhe bashkëluftëtarin tim, Ramiz Shalën. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut. Rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin. Lavdi dëshmoreve të Kombit./Telegrafi/

57191741 1229624893870440 4874448380975120384 n