Steven N’Zonzi nuk po zë vend askund, pasi është dëbuar edhe nga Galatasaray.
Kampionët në fuqi të Turqisë e kishin marrë francezin si huazim me të drejtë blerje nga Roma.
Por qysh në muajin dhjetor Galatasaray e ka ndërprerë huazimin e tij, pasi lojtari është dëbuar nga trajnerin Fatih Terim.
Kampioni i Botës me Francën kishe debatuar me teknikun turk në stërvitje derisa i kishte thënë se është futbollist që vlen 25 milionë euro.
Kaq ka mjaftuar që Terim të tregojë se kush është ‘shefi’ te Galata, pasi fillimisht e ka përjashtuar atë nga stërvitja pastaj edhe e ka suspenduar klubi.
Galatasray ka njoftuar Romën se huazimi i N’Zonzit do të ndërpritet në dhjetor dhe lojtari fillimisht do të rikthehet në Itali.
31-vjeçari nuk është i dëshiruar as nga Roma që e ka nxjerrë menjëherë në shitje.
Lyon dhe Everton janë dy skuadrat që e duan atë, ndërsa Roma shpreson që të fitojë më shumë se 15 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/