Pas vdekjes tragjike të sipërmarrësit gjerman, Merkle vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e sipërmarrjes së tij të dëmtuar.
«Vdekja e sipërmarrësit Adolf Merkle (Adolf Merckle)nuk ka ndikim në procesin e mëtejshëm të rimëkëmbjes të sipërmarrjes", tha një zëdhënëse e firmave të Merkles, VEM të martën (6.1.) në Ulm. Marrëveshjet e fundit, që Merkle kishte arritur pak para vdekjes me rreth 30 banka kredidhënëse, tregojnë drejtimin e duhur, tha ajo.
Fati tragjik i sipërmarrësit miliarder
74-vjeçari Meckle u hodh të hënën në Blaubeuren pranë Ulmit para një treni. Familjes së tij sipas prokurorisë të Ulmit ai i la një letër lamtumire. Gjendja e vështirë ekonomike e ndërmarrjeve të tij dhe «pafuqishmëria, për të vepruar më tej", e kishin thyer 74-vjeçarin, njoftoi familja e tij.
Sipërmarrësi i përkedhelur shpesh nga suksesi nuk kishte mundur ta përballonte siç duket, që konsorciumi i tij për shkak të krizës financiare dhe të spekullimeve të dështuara me aksionet e VW të mos ishte në gjendje të paguante më.
Bankat kishin lidhur dhënien e kredive të tjera me kushtin, që Merkle të hiqte dorë nga kontrolli mbi disa ndërmarrje të rëndësishme si "ratiopharm" dhe "HeidelbergCement". Rrugicat e ngushta në pjesën e vjetër historike të qytetit Blaubeuren janë ende të ndriçuara si për krishtlindje në mbrëmjen e 6 janarit, por ajo që ka ndodhur jo larg, në të dalë të qytetit Blaubeuren i ka shokuar njerëzit.
Ratiopharm kërcënohet nga shitja
Me pikëllim të thellë kanë reaguar edhe shumë politikanë ndaj vetëvrasjes së industrialistit 74-vjeçar. Kryeministri i Baden-Württembergut, Gynter Ëtinger (Günther Oettinger) e vlerësoi Merckle-n si personalitet të madh të industrisë. Ministrja e studimeve dhe e kërkimeve shkencore Anete Shavan (Annette Schavan), që ka zonën e saj elektorale në këtë rajon, e përshkroi si sipërmarrës të pasionuar dhe një mecen të rëndësishëm, që e kishte gjithnjë në zemër të mirën e përbashkët.
Sipas të dhënave të prokurorisë në Ulm Adolf Merckle të hënën në orën 16 ka dalë për herë të fundit nga vila e tij në Blaubeuren. Familjes së tij i ka thënë, se do të shkojë në zyrë, ose do të shëtisë.
Kryeprokurori Wolfgang Zier: "Familja pastaj e ka vënë re se ai nuk po kthehet si zakonisht dhe ka lajmëruar humbjen e tij. Paralelisht u mor vesh se kishte ndodhur një aksident në një tren aty pranë. Hetimet e tjera rezultuan, se të dyja ngjarjet kishin të bënin me njëra-tjetrën, se zoti Merkle kishte gjetur aty vdekjen."
Familjes së tij Adolf Merckle i la një letër lamtumire. "Ai i ka lënë një mesazh shumë personal familjes së tij, që vërteton, se nuk ka qenë një ngjarje për të cilën e mbajnë përgjegjësinë të tjerët, por një aksident (katastrofë)tragjik."
Merkle hoqi dorë nga jeta pak para shpëtimit të biznesit
Megjithë njoftimet për vështirësitë financiare të konsorciumit Merckle momenti i vetëvrasjes erdhi papritur, sepse në fakt Adolf Merkle po arrinte ta shpëtonte veprën e jetës së tij.
Bankat kredidhënëse i dhanë atij pak para ndërrimit të viteve një tjetër kredi për të shpëtuar konsorciumin e tij shumëdegësh. Por çmimi do të kishte qenë i lartë. Merckle duhej të ndahej nga pjesët më të mira të sipërmarrjes nga firma Heidelberg Zement nga prodhuesi i medikamenteve gjenerike në Ulm Ratiopharm.
Në rradhë të parë Ratiopharm-ën Adolf Merkle nuk donte ta humbiste: "Ndërmarrjen farmaceutike e kemi që prej katër brezash. Kjo do të vazhdohet përmes fëmijëve të mi dhe shpresoj, se do të mbetet edhe disa qindra vjet në familjen time. Pra është një shpresë, një projekt afatgjatë."
Shitja e ratiopharm-ës konsiderohet e mundshme. Nga bankat u kumtua, se vdekja e sipërmarrësit nuk do të ndikojë në rimëkëmbjen e administrimit të pasurisë së konsorciumit Merckle. Marrëveshjet nuk janë të prekura nga kjo ngjarje tragjike. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës