LAJMI I FUNDIT:

Fati është në anën e Ballkanit: Barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i BKT Superligës së Kosovës

Fati është në anën e Ballkanit: Barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i BKT Superligës së Kosovës
Foto: Arkiv

Dukagjini dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm 18 minutash lojë me anë të Mërlakut, por goditja e tij e fuqishme nuk shënjestroi kuadratin e portës.

Më pas, Ballkani rrezikoi me anë të Armend Thaqit, Korenicës e Gripshit, mirëpo as këta nuk ia dolën të gjuanin saktë.


Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë me ritëm edhe më të lartë, me dy skuadrat që tentuan të shënonin.

Për Dukagjini ishte sërish Mërlaku, ai që rrezikoi portën mysafire, por që goditja e tij me kokë doli jashtë porte.

Rasti më i mirë në këtë ballafaqim ishte në minutën e 71-të, kur Mevlan Zeka i Ballkanit gjuajti, por Haxhihamza nuk lejoi të mposhtej.

Skuadra nga Klina nga minuta e 82-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Ahmet Januzi u përjashtua nga loja me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrje të ashpër.

Pas javës së dhjetë, Ballkani ka marrë kreun e tabelës me 18 pikë, falë humbjes së Drenicës nga Gjilani, gjersa Dukagjini është në të dhjetin, dhe 10 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori