Këngëtarja nga Kosova me banim në Berlin, Fatime Kosumi alias Andrra, trajton në këngët e saj martesat e detyruara dhe ballafaqohet me një traumë të trashëguar ndër breza.
Kishte qenë ëndërr për Andrran të jepte shfaqje në ish-mensën e termocentralit të dikurshëm në Friedrichshain të Berlinit Lindor. Jo vetëm për shkak të klubit amë (Berghain) që ka vite që Djmag e klasifikon në top 10-shin e klubeve më ekskluzive me muzikë elektronike të botës, jo vetëm për shkak të impiantit Function One prej nga do të buçiste zëri i mprehtë i saj, por para së gjithash për shkak të përzgjedhjes së kujdesshme që i bëhet programit të kolanës “Kometenmelodien” (shqip: Melodi kometash), ku do të performonte ajo.
Por, ajo që e bënte krenare Fatimen ishte se, e mbështetur nga dy shoqërueset e saj, e motra Mevlude Kosumin – DJ Galouchë – dhe një tjetër DJ nga Prishtina, Oda Haliti, do të prezantonin në këtë vend sqimatar të jetës së natës berlineze një pjesë të historisë së vendit të tyre: martesat e imponuara. Andrra u ka vënë atyre emrin e ngjashëm me fatet e tyre: Palinë!
Palinë është vajza që e marton baba në moshën 16-vjeçare, që në fakt do një tjetër (Palinë); që merr vesh për fejesën kur shikon dasmorët që vijnë për ta marrë; që e ndien veten të “shituar” nga nëna e vet; që nuk e paralajmëroi vajzën për atë që e priste (Moj nano), ashtu siç nuk e paralajmëroi edhe gjyshja nënën e saj kur e martoi në moshën 14-vjeçare.
“Ky fenomen ka qenë pjesë e fëmijërisë sime. Ne e kemi ditur krejt se qysh është martuar nëna ime dhe nënat tona. Normalisht, ne vetë nuk e kemi përjetuar, por historitë e tyre ishin të pranishme si fantazma që sillen përreth e për të cilat nuk flitet edhe aq shumë”, thotë Andrra në një intervistë për DW.
Edhe pse e lindur dhe rritur në Gjermani, Andrra thotë se këto histori janë ngulitur brenda saj.
“Janë traumat e nënave tona që na transmetohen edhe neve”, pohon ajo.
Cikli “Palinë” që ka nxjerrë në treg vitin e kaluar duket se është hapi i parë i ballafaqimit me këtë të shkuar sa të pranishme aq edhe të paqenë.
Vetëdijesimi për të hapur ato skuta të ndrydhura të ndërgjegjes do t’i kthehej në Berlin, ku vendosi të jetonte në vitin 2009 pas një qëndrimi shtatëvjeçar në Kosovë. Aty, në metropolin ku askush nuk e ndien veten të huaj, i lindi ideja të gërmonte atë pjesë të folklorit rural shqiptar që rrëfente historitë e nënave të martuara me detyrim.
“Ato këngë nuk janë poetike. Janë shumë të drejtpërdrejta; janë më shumë si piskama “, thotë ajo.
Videoklipi i xhiruar në Kosovë, “Kalle Llamën”, ka si protagoniste kushërirat e saj, thuajse të gjitha nën moshën njëzetëvjeçare, nënat e të cilave janë martuar me imponim nga prindërit.
“Për ne dhe nënat tona ky ballafaqim ishte një çlirim”, thotë ajo. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Fjalimi i Skënderbeut!?

Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit