Tingujt e çekanit mbi hekur, po gjallërojnë herët në mëngjes rrugicën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Mes gurëve të vjetër dhe veglave të moçme, po mbahet gjallë një traditë që po zhduket dalëngadalë. Aroma e zjarrit të farkës, paralajmëron hapjen e punishtes së vogël të Mensur Halabakut në qendër të qytetit.
50-vjeçari nga Prizreni po vazhdon zanatin e farkëtarisë të trashëguar prej pesë brezash. Asnjë ditë nuk është e njëjtë, por për 25 vjet i tillë mbetet përkushtimi ndaj punës.
“Këtë zanat duhet me ruajt, trashëgiminë e babës edhe për ta arritur këtë punë duhet me ec përpara. Edhe të shfrytëzohet ky zanat edhe me arrit që të mos humb ky zanat”, thotë ai.
Zanati i tij nuk e ka të njëjtin interes si dikur, por Mensuri është i bindur që për kohë të gjatë do të mbajë të hapur punishten në rrugicën pranë qendrës së qytetit.
“Sot nuk ka interes, ka ra ky zanat. Për ta çuar përpara këtë zanat duhet të investohet, që të arrihet më shumë me marrë teknika edhe që të zhvillohet ky zanat… Baba na i ka lënë neve [zanatin], ne e mbajmë trashëgiminë e tyre edhe punojmë. Çdo ditë e kemi fitimin e mirë, jam i lumtur me çmimin”, shton ai.
Mensuri është zanatçi i njohur në rrethinë, bashkë edhe me disa të tjerë të komunitetit rom në Prizren. Të gjithë janë të përkushtuar që të ruajnë kulturën dhe trashëgiminë rome.
Në këtë drejtim po punon edhe organizata më e vjetër rome në Kosovë “Durmish Asllano” që fillet i ka nga viti 1969. Tri vjet pas themelimit u botua revista e parë “Fjala rome”, e pas saj u punua edhe në alfabetin e përshtatur në fjalorin e Prizrenit.
Dikur si shoqëri kulturo-artistike, por në vitin 2001 u shndërrua në organizatë joqeveritare, thotë udhëheqësi Fatmir Menekshe.
“Organizata ‘Durmish Asllano’ është e ndarë në tri departamente. Fillimisht ka qenë e themeluar si shoqëri kulturore-artistike në vitin 1969, me qëllim kryesor të promovimit të traditave, kulturës dhe gjuhës rome. Që përmes koncerteve dhe valleve tradicionale, koreografive tradicionale, veshjeve tradicionale, këngëve autoktone në gjuhën rome që ta promovojnë sa më mirë kulturën e begatshme rome, jo vetëm në Prizren por edhe në shumë festivale tjera jashtë Kosovës. Por nga ana tjetër ka qenë edhe një zë i fuqishëm sepse atëherë nuk ka pasur shumë subjekte politike”, thotë Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Asllano”.
Promovimi i kulturës rome po bëhet përmes aktiviteteve në teatrin rom, publikimit të librave në gjuhën rome dhe radios “Romano Avazo” me transmetim 24 orë në gjuhën rome.
“Në pesë vitet e fundit kemi filluar të eksperimentojmë në teatër me zhanre të ndryshme, pavarësisht që jemi amator. Kemi eksperimentuar teatrin eksperimental, tani jemi duke e bërë njërin prej autorëve më të mëdhenj të historisë së dramaturgjisë që është Bertolt Brecht, i cili e ka themeluar teatrin epik dhe politik”, shprehet ai.
Nga viti i kaluar, organizata joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptian”, po kërkon hapjen e një qendre multikulturore në Prishtinë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
“Qendra do të shërbejë si një platformë për të shfaqur kulturën, traditat dhe historinë e komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptian. Do të organizohen ekspozita, festivale dhe ngjarje të tjera kulturore për të festuar dhe promovuar këto kultura të pasura. Qendra do të ofrojë aktivitete edukative si seminare, leksione dhe punëtori për të informuar publikun mbi historinë dhe kulturën e komuniteteve. Do të krijohet një bibliotekë me burime të ndryshme për të mbështetur edukimin dhe kërkimin”, thuhet në deklaratën e organizatës për KosovaPress.
Në kërkesën e VORAE thuhet se kjo qendër do të kryejë kërkime mbi historinë dhe kulturën e komuniteteve, e po ashtu do të krijojë një arkiv që të mbledhë dhe ruaj historitë, artefaktet dhe dokumentet e rëndësishme të komuniteteve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Trump do t'i nënshtrohet testeve mjekësore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit