Bleron Ademi nga Kosova ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U21 të taekwondosë, që po zhvillohet në Prishtinë, duke i dhuruar vendit një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Me dy fitore radhazi në luftërat eliminatore, Ademi arriti të kualifikohet në çerekfinale, fazë kjo që automatikisht i garantoi një vend në podium dhe medaljen e bronztë, në një konkurrencë shumë të fortë me sportistë nga e gjithë Evropa.


Kampionati Evropian U21 i taekwondosë po mbahet nga 11 deri më 14 dhjetor 2025 në kryeqytetin e Kosovës dhe ka mbledhur mbi 700 sportistë të regjistruar zyrtarisht nga 40 shtete evropiane. Ky numër i madh pjesëmarrësish e bën këtë kampionat një nga ngjarjet sportive më të mëdha dhe më prestigjioze të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Kosova është mikpritëse për herë të parë e këtij eventi të rëndësishëm evropian, duke konfirmuar kapacitetet organizative dhe rritjen e vazhdueshme të sportit në vend, veçanërisht në disiplinën e taekwondosë./Telegrafi

telegrafi sport app