LAJMI I FUNDIT:

Familjarët i presin të pafajshmit e ”Grupit të Kumanovës” (Video)

Familjarët i presin të pafajshmit e ”Grupit të Kumanovës” (Video)

Ky është momenti i fundit kur nëna e pa të birin duar-lidhur, deri sa u arrestua në aksionin policor më 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave. Sot, Zarife Ajdini nuk mund t’u përmbahet lotëve, deri sa kujton momentin kur policia evakuoi familjen e tyre 8 anëtarëshe, pas katër orësh të ngujuar nën gërmadhat e shtëpisë pothuajse të rrënuar nga përleshja e armatosur, njofton TV21.

“Ende pa u afruar Besniku tek rruga, e kapen dhe ia lidhën duart. E godisnin me shqelma, e kanë rrahur para syve tanë, kurse ne nuk guxonim të bëjmë asnjë zë për shkak se ishin në shënjestër të armëve. Nga të gjitha anët i mbanin të drejtuara pushkët në neve, fëmijët filluan të bërtasin. Kurrë nuk e harroj atë ditë. Kur e mendoj…”, tha Zarife Ajdini, Nëna e Besnik Ajdinit.

Luljeta Ajdini, thotë se ka pasur shumë vështirësi të mbajë tre fëmijët për këto 30 muaj sa u mbajt prapa grilave burri i saj Besniku. Nga 5 ditë që kur Gjykata Penale mori vendimin për lirimin e tij, ende nuk po shijon lirinë, gjë e cila, sipas saj, po mban pa frymë tërë familjen.


“Fëmijët prej atë ditë nuk kanë shkuar as në shkollë, janë duke e pritur babanë e tyre. Ja sot u lajmërua avokati, meqenëse 5 ditë kanë kaluar, shkaku se fundjava ka qenë ditë jo pune për gjykatën. Sot është marrë procedura e dokumenteve dhe janë nënshkruar, e nesër pritet të lirohet”, u shpreh Luljeta Ajdini, Bashkëshortja e Besnik Ajdinit.

Shtëpitë e Irfan Lutfiut dhe Fadil Fejzullahut, vazhdojnë të mbeten të shkatërruara. Nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për shkak të akuzave të ngritura ndaj tyre. Ndonëse prokuroria nuk arriti të provojë fajësinë e Besnikut, shtëpia e tyre u ndërtua vetëm nga njerëzit humanë.

“Shtëpia ka qenë e dëmtuar, por nga shteti nuk kemi marrë asnjë denarë për shkak se Besniku ka qenë i akuzuar me grupin e tyre. por, falë ndihmave humanitare ndërtuam shtëpinë kështu siç duket dhe tani po presim të na kthehet edhe vëllai nga burgu”, tha Sahadete Shabani-Ajdini.

80 vjeçarja thotë se për 2 vjet e gjysmë, çdo ditë është lutur që të ketë jetë për ta pritur lirimin e Besnikut nga burgu. Më 2 nëntor Besnik Ajdini u lirua si i pafajshëm në mungesë të provave për dy akuzat që rëndonin ndaj tij dhe tre të tjerëve,Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami dhe Fazli Osmani. Ky i fundit ndonëse u lirua, babai i tij Sulejmani është dënuar me burg të përjetshëm.

Gjykata penale, shqiptoi dënimin e përjetshëm edhe për 7 personat tjerë, kurse 13 prej “Grupit të Kumanovës” janë dënuar me nga 40 vjet heqje lirie. 6 persona morën dënimin me 20 vjet, kurse të tjerët u dënuan me burg nga 12 deri në 18 vjet burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori