LAJMI I FUNDIT:

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq, i dënuar për masakrën në Krushë të Vogël, në 1999, në Kosovë.

Familjarët e viktimave e kanë quajtur të pa drejt vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit, transmeton Telegrafi.

Shpresa Shehu, përfaqësuese e fshatit Krushë tha se vendimi është shumë shqetësues.


“Do presim të del dikush nga Gjykata e Apelit, dhe t’i thotë disa fjalë.  Është i vetmi që është dënuar, dhe prapë ia ulin dënimin”, tha ajo.

Para disa ditësh, Gjykata e Apelit të Kosovës ka njoftuar se ka ulur dënimin për Darko Tasiq.

Apeli ia përgjysmon dënimin me burgim të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq
Lexo po ashtu Apeli ia përgjysmon dënimin me burgim të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq

Gjykata ka vendosur uljen e dënimit nga 22 në 11 vjet, përfshirë edhe periudhën e paraburgimit.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”,  kishte njoftuar Gjykata e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori