Vdekja e 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu ishte vrasje dhe jo aksident i thjeshtë, deklaron prindi i të ndjerit, Sedat Aliu dhe bashkë-qytetarët të cilët kërkojnë që Boban Iliq të marrë dënimin e merituar dhe bashkë me të edhe i vëllai, Bojan Iliq, ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë. Ata madje ndjejnë se janë të diskriminuar në bazë etnike.
“Ka qenë tentim për vrasje. Rastësisht ka vdekur vetëm djali. Ai ka qenë tentim edhe për mua dhe bashkëshorten të na vriste. Edhe në video shihet qartë se vëllai i tij ka dalur prej makine dhe na ka sulmuar nevë pasi na ka shkelur. Na ka sulmuar, por ai nuk gjykohet aspak. Dmth ai ka bërë më shumti dhunë pas vëllaut. Po shihet qartë se jo vetëm ndaj meje, po edhe ndaj gjithë shqiptarëve se si merren vendimet. Po të kishte qenë në anën e kundërt, unë që moti do të isha në burg për këtë rast”, deklaroi për Alsat M Sedat Aliu, prind i Almirit.
“Videot tregojnë haptaz. Të gjithë jemi vozitës dhe ajo nuk është aksident. Ajo nuk është aksident, ajo është vrasje!Nuk jemi të barabartë me maqedonasit edhepse të gjithë flasin se jemi të barabartë. Si mundet në një ngjarje kur është personi aty të lirohet nga akuza? Haptaz është manipulim ndaj shqiptarëve!”, u shpreh një qytetar.
“Kemi parë raste ndeshjesh, por nuk është ndeshje ajo. është rast i planifikuar. Rast hakmarrjeje. Rast i qëllimshëm. Si e liron prej akt-akuzës?!”, tha një tjetër qytetar.
“Po po, e gjitha e planifikuar ka qenë. Tani duket se edhe politika shihet këtu. Duan ta lirojnë. Pse ta lirojnë?! Gjyqi duhet t’i jep atë që duhet. Në qoftë se e liron, shumë është puna kritike. Sidomos për në Kumanovë”, theksoi një qytetar tjetër.
Revolta e familjarëve dhe bashkëqytetarëve vjen pas debatit të ashpër në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane, gjatë të cilit prokurorja e lëndës, Suzana Kusigerska dhe kreu i Prokurorisë së Kumanovës, Goran Peshevski kërkonin që rasti nga “vrasje me paramendim” të rikualifikohet si “aksident rrugor me pasojë vdekjen”. Alsat mëson se akoma nuk ka ndonjë vendim për rikualifikim të lëndës, por se debati është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo njëherit mund të shtyjë edhe sjelljen e verdiktit gjyqësor, që ishte parashikuar të sillej më 29 nëntor. Ekspertët duke cituar Kodin Penal thonë se Prokurori Publik në këtë rast mund ta rikualifikojë këtë lëndë si aksident të thjeshtë vetëm në rast se për atë nuk ka ekzistuar motivi i autorit të dyshuar. Megjithatë vlerësojnë se në këtë moment nuk është mirë të bëhet një gjë e tillë.
“Mendimi im është që në këtë fazë të procedurës më së miri do të ishte që prokurori si prokuror të qëndrojë në akuzë. Ndërsa nëse i referohen mos-ekzistencës së motivit për vrasje, në ndonjë tjetër vepër penale Gjykata atë me gjykim ta rikualifikojë, respektivisht të sjellë gjykim për vepër penale më të lehtë”, dekalroi Dane Iliev, Ekspert.
Përmes rikualifikimit të lëndës pala e akuzës, tenton ta zvogëlojë dënimin e mundshëm, për shkak se Kodi Penal për aksident parashikon dënim me të paktën 4 vjet burg, ndërsa për vrasje me paramendim të paktën 10 vjet burg. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht