Nëna e Agimit dhe Afrimit, Barije Ismailoviq, nuk mund t’i mbajë emocionet kur flet për pafajësinë e djemve të saj. Djali i saj Agimi tash pesë muaj e gjysmë ndodhet në paraburgim, ndërsa Afrimi në arrati. Ajo beson deri në fund për pafajësinë e djemve të saj, ndërsa nuk i beson drejtësisë në Maqedoni. Barija thotë se nipi i saj, Hatapi trevjeçar, që nga aksioni policor ka mbetur me trauma.

Edhe bashkëshortja e Afrimit, Mirvete Ismailoviq, thotë se bashkëshorti dhe kunati i saj Agimi janë të pafajshëm. Ajo thotë se sikur të kishin qenë fajtorë, gjykata është dashur në fillim të ngrejë aktakuzë e jo të presë deri në ditët e fundit.
“Djalin e lash, nuk ka pasur kush të kujdeset për të. Nëse punonte drejtësia, atëherë nuk kanë pasur të drejtë të na marrin ne si gra”, thotë për “Alsat-M” bashkëshortja e Afrimit, Mirvete Ismailoviq.


Në aksionin policor të 1 majit, në mesin e të arrestuarve ishte edhe Mirvete Ismailoviq, e cila në paraburgim është mbajtur 48 orë. /Telegrafi/