LAJMI I FUNDIT:

Familja e biznesmenit Rexhepi: Bedriu u vra nga familja të cilës i kishte ndihmuar vazhdimisht

Familja e biznesmenit Rexhepi: Bedriu u vra nga familja të cilës i kishte ndihmuar vazhdimisht

Pas identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, familja e Bedrit Rexhepit, është njoftuar se mund të tërheqin trupin e pajetë të biznesmenit.

Të martën, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliut si të dyshuar kryesor për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Familja Rexhepi thotë se presin që drejtësia të vihet në vend dhe të dyshuarit të cilëve iu është ngritur aktakuza të marrin dënimin e merituar.


“Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi reshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij vetëm se kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminale e Jeton dhe Nexhat Vllasaliut të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit. Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e tyre.

Familja Rexhepi thotë se Bedriu ishte rënë pre e një mashtrimit me qëllim të grabitjes dhe, sipas tyre, i erdhi nga një familje të cilës i kishte ndihmuar.

Mbetjet mortore që u gjetën në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit – Jeton e Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e tij
Lexo po ashtu Mbetjet mortore që u gjetën në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit – Jeton e Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e tij

“Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qëllim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar. Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu”, vijon reagimi.

Familja Rexhepi ka falënderuar të gjitha institucionet e sigurisë si AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti “për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tonë”.

Po ashtu edhe mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për ta.

Ndryshe, aktakuza ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut është ngritur për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti theksoi se motivi i vrasjes dyshohet të jenë 30 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori