Qetësi absolute në fshatin Rracaj të Gjakovës. Rrugë të boshatisura e lëvizje zero. Heshtjen e thyen vetëm zhurma e erës që fryn. Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur fshatin e saj të lindjes, por edhe gjithë Kosovën.
Tek shtëpia e së ndjerës mërzia kishte kapluar çdo gjë. Babait dhe vëllezërve të Liridonës nuk u zihej vendi vend. Të tre qëndronin në oborrin e shtëpisë, duke mos i besuar vrasjes së çikës dhe motrës së tyre.
Njërit prej vëllezërve të Liridonës iu desh kohë të mblidhte forcën e të thoshte krejt atë çfarë ndodhi e di! Duke treguar situatën në tërësi, Leonard Ademaj ka folur ekskluzivisht për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë.
Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.
Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.
“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha mundësinë me pa Liridonën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, shprehet ai.
Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.
Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.
“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin.Por, jo arin tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin Leondardi.
Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda veturës.
Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?
“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit”, shpreh dyshimin e tij Leonardi.
Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.
Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes hajnave.
“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ja kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty”, rrëfen ai.
Në fshatin Cërmjan të familjes së Naim Murselit nuk dëshironte të fliste askush.
Prapa kamerës banorët thonë se prindërit e Naim Murselit kanë udhëtuar për në Suedi.
Për këtë krim, tashmë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, është arrestuar si i dyshuar që ka urdhëruar me pagesë dorasin për t’ia vrarë gruan.
Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe personin e tretë që dyshohet se është bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Të tretë pritet të dalin para Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda ditën e nesërme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova