Famelos: Ratifikimi i memorandumeve do ta avanconte bashkëpunimin me RMV-në

“Vendi duhet ta thellojë Marrëveshjen e Prespës, sepse ajo i shërben interesave kombëtare dhe paqes”, theksoi nga Kuvendi kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s Sokratis Famelos dhe theksoi se ratifikimi i tre memorandumeve do të përmirësonte bashkëpunimin me RMV-në.
Ndonëse inflacioni dhe rritja e çmimeve janë kryefjala e debatit të sotëm në Kuvend e Greqisë, Famelos u ndal edhe tek politika e jashtme, duke vënë theksin te Marrëveshja e Prespës dhe qëndrimi i qeverisë aktuale greke.
“Për Maqedoninë e Veriut, më lejoni t’ju them qartë se është problematike për aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë të dëgjojnë kryeministrin duke thënë: I bëj thirrje qeverisë së vendit fqinj që të zbatojë Marrëveshjen, dhe në brendësi të vendit për të njëjtët partnerë të dëgjojnë kryeministrin dhe zyrtarët që thonë se marrëveshja është negative”, theksoi Famelos.
Ai po ashtu ka theksuar se që në momentin e parë kanë dënuar “shkeljen e emrit kushtetues, verbalisht nga presidentja dhe kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut”.
“Ne kërkojmë qartësisht respektimin e Marrëveshjes. Vendi duhet të thellojë Marrëveshjen e Prespës, pasi ajo i shërben interesave kombëtare dhe paqes. Por zgjedhja e Mitsotakis ishte të linte një hapësirë boshe që të ekzistonte irredentizmi, të kishte një koncesion dhe këtë e bëri sepse i dha karton jeshil partisë simotër të Demokracisë së Re për të prodhuar irredentizëm, pasi OBRM-PDUKM-ja është parti simotër e partisë Demokracisë së Re”, tha Famelos.
Për tre memorandumet që SYRIZA ka dorëzuar sërish në Kuvend, ai theksoi se “ratifikimi do të kishte avancuar bashkëpunimin dhe do të kishte progres në çështjet e teksteve, tabelave, emrave tregtarë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani