LAJMI I FUNDIT:

Falsifikojnë dokumentet, 10 sportistë australianë në qeli

Falsifikojnë dokumentet, 10 sportistë australianë në qeli

Ata kishin falsifikuar dokumentet, me qëllim që të zinin vende të mira për të parë ndeshjen. 10 sportistë australianë kanë kaluar natën e mbrëmshme në qeli, pasi kanë falsifikuar dokumentet e tyre.

Pasi kanë qëndruar për 10 orë në qeli, ata janë liruar nga policia braziliane, për “sjellje të mirë”. Sportistët kishin shkuar mbrëmë në stadiumin ku luheshin ndeshjet e basketbollit për të parë gjysmëfinalen Australi-Serbi. Ata kishin falsifikuar dokumentet e tyre, me qëllim që të zinin vende më të mira për të parë ndeshjen dhe jo aty ku ishin caktuar.

Kjo solli një përplasje dhe ata përfunduan në qeli. Mes sportistëve australianë që kaluan natën pas hekurave ishin edhe Alec Potts e Ruan Tyack, fitues të medaljes së bronzit në garat e harkut. Bashkë me ta edhe kapiteni i ekipit të ragbisë me shtatë lojtarë, Ed Jenkins, çiklistet Melissa Hoskins dhe Ashlee Ankudinoff, sportistët e garave me kanoe Fione Albert, Olympia Aldersey dhe Lucy Stephan, lojtari i hokejit në bar, Simon Orchard dhe çiklisti Matt Glaetzer.


Sportistet australiane pasi lirohen nga burgu Sportistët janë liruar rreth orës 5.20 të mëngjesit dhe janë shoqëruar për në Fshatin Olimpik me një mjet të komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Për të nxjerrë sportistët nga burgu ka negociuar me policinë vetë shefja e delegacionit olimpik Australian, Fione de Jong, duke konfirmuar se sportistët e mësipërm do të marrin një dënim të mirë.

Megjithatë, drejtuesit e olimpizmit australian kanë paguar një shumë të mirë për të nxjerrë sportistët nga telashet.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori