Shumë informacione rreth seksit janë rreth asaj se çfarë funksioni ka penisi, çfarë funksioni ka vagjina, dhe se si kur e bëjnë ‘punën’ e tyre e krijojnë një përvojë të mirë

Sidoqoftë, disa fakte rreth seksit janë më të pazakonshme sesa tjerat.


Kungujt mund të jenë nxitës seksual

Sipas një hulumtimi, thuhet se aroma e kungujve mund të rrit qarkullimin e gjakut te penisi, transmeton Telegrafi.

Bajga e krokodilit është përdorur si kontraceptiv

Gratë e lashta egjiptiane e kanë përdorur bajgën e krokodilit si kontraceptiv. Kjo pasi që bajga është alkaline, prandaj edhe ka mundur të funksionoj si kontraceptiv.

D538 389 030 1200

Punët e shtëpisë jua shuajnë meshkujve dëshirat seksuale

Disa studime tregojnë se meshkujt bëjnë më pak seks kur i bëjnë punët e shtëpisë.

Meshkujt mbipeshë zgjasin më shumë në shtrat

Një studim turk i vitit 2010 ka hulumtuar për performancën mesatare të meshkujve përgjatë një viti. Hulumtuesit kishin zbuluar që personat mbipeshë kishin zgjatur pothuajse 3 herë më gjatë në shtrat, transmeton Telegrafi.

Rreth 33% e amerikanëve lëndohen gjatë seksit

Lëndime si prerje, muskuj të zgjatur, nyej të thyer etj.

Sperma përmban më shumë informacione sesa që mendoni

Një spermë e vetme përmban 37.5 MB informacione të ADN-së së një mashkulli.

Disa kafshë bëjnë seks oral

Ujqit, arushat dhe lakuriqët njihen si kafshë që performojnë seks oral. /Telegrafi/