Estonia është shtet në detin baltik me një popullsi prej 1.3 milion banorëve.
Pavarësisht numrit të vogël të popullsisë, ky shtet shumë lehtë mund të quhet një nga shtetet më inovative në botë, transmeton Telegrafi.
P.sh., për të votuar në zgjedhje në Estoni, ju nuk keni nevojë ta prishni rehatinë duke shkolluar në vendvotimin më të afërt, por mund të votoni përmes internetit me ndihmën e një karte elektronike të identifikimit.
Sidoqoftë, kjo nuk është gjëja e vetme që e bën Estoninë të veçantë, prandaj më poshtë e keni listën me fakte që dëshmojnë se përse Estonia është shumë më përpara se shumica e shteteve.
Programimi në shkollë
Në vitin 2012 Estonia e kishte lansuar pilot-projektin për t’i mësuar fëmijët programim kompjuterik nga klasa e parë deri në të 12-ën. 20 shkolla marrin pjesë në këtë projekt.
Nga mosha 6-vjeçare, fëmijët fillojnë të mësojnë matematikë dhe logjikë për t’i aplikuar njohuritë e tyre në një ambient vizual programimi.
Pasaportat elektronike
Qysh në vitin 2002, Estonia ka filluar të shpërndajë karta elektronike të identifikimit. Ato duken si një kartelë normale dhe e verifikojnë identitetin e individit në ambiente reale dhe digjitale.
Në çipin e kësaj kartele ka informacione të shumta për individi, e gjithashtu ka edhe nënshkrim elektronik i cili është i barabartë ligjërisht me një nënshkrim manual.
Qytetarët e Estonisë mund të bashkëngjisin shumë dokumente në këtë kartelë dhe, kur udhëtojnë brenda Bashkimit Evropian, kartela funksionon edhe si pasaportë.
Votimi pa lëvizur nga shtëpia
Qysh në vitin 2005, kur zgjedhjet komunale kishin ndodhur në Estoni, qytetarët e këtij shteti kanë qenë të aftë të votojnë për një kandidat përmes internetit duke e verifikuar identitetin e tyre me një nënshkrim elektronik nga kartela e tyre e identifikimit.
Estonia është shteti i parë i cili e ka aprovuar sistemin e votimit elektronik për zgjedhje parlamentare në vitin 2007.
Gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, 31% e estonianëve kanë votuar përmes këtij sistemi.
Transport falas publik
Në vitin 2013, Tallinn është bërë qyteti i parë në botë ku të gjitha mjetet e transportit publik janë bërë falas për secilin person.
Ky vendim ishte marrë në mënyrë që të shërbejë si zgjidhje që qytetarët të mos udhëtojnë me vetura, por me autobusë dhe mjete tjera të transportit publik.
https://instagram.com/p/BE3NBtEtTq0/?utm_source=ig_embed
Shumë kohë kursehet falë teknologjisë…
Ditëve të sotme, rreth 4,000 lloje të shërbimeve janë në dispozicion në mënyrë elektronike në Estoni – nga deklarimi i taksave e deri te një kërkesë për shpyllëzim.
Për vetëm 20 minuta, secili shtetas i Estonisë mund ta hapë një kompani të re me kartelën e tyre të identifikimit dhe falë këtij sistemi qytetarët nuk kanë nevojë të presin në linja, të mbledhin dokumente në shumë vende, etj.
Shtet i startup-eve
Sipas të dhënave të fundit, Estonia renditet e treta në Evropë sa i përket numrit më të lartë të bizneseve startup për kokëbanori: janë 31 startup-e për 100,000 banorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë