Posta e Kosovës përkatësisht Filatelia e saj sot në një ceremoni ka bërë publike emetimin e pulës postare me portretin e legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri e ku ishin të pranishëm familjarët e Legjendës Vokrri, presidenti i FFK-së Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e shumë zyrtarë të FFK-së, kryeshefi i PTK-së, Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorë dhe mysafirë e media të shumta.
Në fjalën e tij të rastit presidenti i FFK-së Agim Ademi mes tjerash u shpreh: “ dua të falënderojë Postën e Kosovës, e cila me këtë pullë po e nderon dhe e kujton njeriun tonë dhe të mbarë Kosovës dhe më gjerë, njeriut që një jetë të tërë ia kushtoi futbollit të Kosovës dhe na la një trashëgimi të jashtëzakonshme duke na bërë pjesë të Evropës dhe botës.
Sikur që gjatë jetës së tij legjenda Fadil Vokrri që shëtiti anë e mbanë botës, tash pas vdekjes do të shëtisë botën portreti i tij në dërgesat e Postës së Kosovës do të përshkojë sërish botën dhe me këtë do të lartësohet edhe më shumë figura e tij”.
Ndërkaq, kryeshefi i PTK-së z. Sejdi Hoxha duke e përshëndetur familjen Vokrri, FFK-në dhe të pranishmit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrje ka thënë: “Ne jemi shumë krenar që sot po e promovojmë një pullë postare shumë të çmueshme që i kushtohet figurës të talenti më të njohur të futbollit të Kosovës Fadil Vokrri”.
“Ndarja shumë e hershme e të madhit Fadil Vokrri në qershorin e këtij viti, na i theu zemrat e na pikëlloi të gjithëve”.
“Por veprat e tij do të mbesin gjumë të pashlyeshme tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ne sot po shprehim respekt që po nderojmë figurën më të madhe shqiptare, por imazhi i kësaj pulle po nderon edhe ndërmarrjen tonë dhe po e rrisim vlerën e filatelisë së Kosovë”.
“Fadil Vokri hyri në histori jo vetë për kontributin e tij në fushën e gjelbër brenda dhe në arenën ndërkombëtare por edhe për kontributin që dha në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”.
“Emri i legjendës Fadil Vokrri ashtu siç u përjetësua në stadiumin e Prishtinës nga sot e mot do të përjetësohet edhe në pullë postare, imazhi i tij i ngritur do të udhëtojë në tërë botën dhe do ta promovojë atdheun tonë Republikën e Kosovës. Krenaria dhe kujtimi për kampionin tonë nuk do të shuhen kurrë”.
Ndërkaq në emër të Familjes së Fadil Vokrri, u falënderua djali i tij Gramoz Vokrri, i cili duke shpreh mirënjohjen për PTK-në, tha se kjo na nderon gjithë familjen por edhe më gjerë gjithë shqiptarët ku do që janë sepse babai ishte më shumë i tyre se sa i yni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?