Demonstrata e studenteve të Universitetit të Prishtinës, më 11 mars të vitit 1981, shënoi vetëdijesimin e qytetareve shqiptarë se ata nuk ishin të barabartë me grupet e tjera etnike në ish-Jugosllavi.
Kështu mendon Fadil Maloku, njëri ndër pjesëmarrësit e demonstratës, i cili në atë kohë ishte student.
Ai kujton kohën si iu bashkangjit studentëve demonstrues.
“Mbaj mend që në fillim ka pasur huti. Me 11 mars unë isha në konvikt dhe në fillim dolëm si kurreshtarë, se nuk dinim çfarë po ndodhë. Më vonë iu bashkangjitem demonstratave dhe kemi qëndruar 24 orë deri në mëngjes, atëherë kur kanë reaguar strukturat politike”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Fadil Maloku.
Ai tregon edhe për dhunën që forcat serbe ushtruan mbi studentët demonstrues.
“Ishin demonstrata të dhunshme. Policia kishte intervenuar dhe thuhet se ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Pastaj fillon ndjekja e studentëve dhe shumica e studentëve që ishin në rrjetin organizatorë u detyruan të iknin, ata që u zunë u dënuan me masa drankonike, 10 vjet apo 20 vjet burg”, tregon më tej Maloku.
Sipas Malokut, që është edhe sociolog demonstratat e 81-shit ishin një demonstrim civilizues për ndryshimet që kishin filluar të ndodhin kundër komunizmit.
“Demonstratat e vitit ’81 ishin një demonstrim civilizues, një paralajmërim për ndryshimet që kishin filluar të ndodhnin në kontinentin e Evropës e që më vonë u zgjeruar edhe në BRSS-në e asaj kohe”, thotë ndër të tjera Fadil Maloku.
Gjatë kësaj periudhe si rrjedhë e zinxhirit të demonstratave u vranë e u përndoqën qindra qytetarë shqiptar./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova