LAJMI I FUNDIT:

Facebook kërkon të krijojë kriptovalutën e vet

Facebook kërkon të krijojë kriptovalutën e vet

Gjiganti i teknologjisë Facebook, po shqyrton mundësitë për krijimin e kriptovalutës së saj, një monedhe virtuale e cila do të përdoret nga dy miliardë përdoruesit e saj në të gjithë botën për të bërë pagesa elektronike.

Në fillim të javës, rrjeti social njoftoi krijimin e një ekipi për teknologjinë Blockchain, shkruan Scan, e cila është e njëjta që përdorin valutat dixhitale si Bitcoin. Por, tashmë burime brenda kompanisë tregojnë se Facebook është shumë serioz mbi krijimin e kësaj kriptovalute.

Grupi do të kryesohet nga zëvendëspresidenti në krye të Messenger, David Marcus, i cili do të shikojë se si platforma sociale mund ta shfrytëzojë këtë teknologji në zhvillim. Përpara se t’i bashkohej Facebook, Marcus ishte Presidenti i Paypal, shërbim i cili aktualisht ka thjeshtuar transaksionet mes njerëzve në aplikacionin e Messenger.


Marcus është gjithashtu një nga investitorët e parë në Bitcoin, ndërsa në dhjetor iu bashkuar Bordit drejtues të Coinbase, një nga shërbimet më popullore të shkëmbimit të kriptovalutave.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që platforma sociale eksperimenton me valutat virtuale. Në vitin 2009, kompania nxori Facebook Credits, të cilat mund të përdoreshin për të blerë mallra virtualë në lojëra të përdorura si Farmville. Megjithatë opsioni nuk fitoi kurrë terren dhe disa vite më vonë Facebook e mbylli.

Por sot tregu i kriptovalutave paraqitet krejtësisht ndryshe. Popullariteti i Facebook do të ndikonte pozitivisht tek vlera e valutës, e cila mund të bëhej në një konkurrente serioze edhe të vetë Bitcoin.

Megjithatë, planet për realizimin e kësaj gjëje kërkojnë të paktën disa vite. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori