Gjiganti i mediave sociale Facebook, ka shlyer një rrjet të faqeve me miliona ndjekës, të lidhur me “Knight Templar Internacional”, një organizatë “militante krishtere” që është aktive në Ballkan.
Facebook ka shlyer të paktën 14 faqe të identifikuara gjatë një bashkëpunimi mes BIRN dhe BBC, që kanë lidhje me “Knights Templar International” ndryshe e njohur si KTI, shkruan balkaninsight, transmeton Telegrafi.
KTI që e quan veten “mburojë dhe shpatë të komuniteteve të krishtera dhe që ruan parimet e krishtera”, ishte mburrur me mënyrën se si rrjeti i gjerë i faqeve në median sociale ndihmoi në zgjedhjen e Donald Trumpit si president i SHBA-së, si dhe lëvizjen e referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Artikujt aktualë në këto faqe përshëndesnin “rënien e numrit të madh të aborteve në Rusi” si dhe referendumin e ardhshëm kundër martesës së homoseksualëve në Rumani.
Kjo organizatë kishte shkaktuar polemika për shkak të pikëpamjes së saj të ashpër për emigracionin e myslimanëve në Evropë, si dhe që serbët e Kosovës po përgatiten për konfrontim me shumicën myslimane të Kosovës.
Lajmi për vendimin e Faceook, fillimisht ishte raportuar nga aktivistët e “Raportit Ndërkombëtar të Bigtoris dhe fashizmit”.
Ata gjithashtu publikuan një letër që me sa duket është shkruar nga KTI, ku bëhej thirrje për fonde për të luftuar Facebook-un, duke e fajësuar për vendimin e marrë.
Në letër thuhej se “20 faqe britanike, amerikane, australiane dhe evropiane”, janë shlyer të premten më 7 shtator, me një total prej 3 milionë pëlqimeve në Facebook.
Megjithatë, BIRN nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur autenticitetin e korrespondencës.
Sidoqoftë, më 7 shtator, KTI publikoi një deklaratë në faqen e saj në median sociale GAB, në të cilën thuhej se Facebook “ka filluar sërish spastrimin e llogarive djathtiste dhe të krishtera”. Ndërkaq, Facebook dhe KTI nuk u janë përgjigjur kërkesave për komente.
“Knights Templar International” ka marrë emrin sipas rendit mesjetar katolik të kryqëzatave të themeluar në shekullin e 12-të, që ka luajtur rol të rëndësishëm në luftërat e Tokës së Shenjtë kundër myslimanëve. Fillimisht ishte vendosur në Jerusalem, por u detyruan të zhvendosen me seli në Qipro. Megjithatë ajo ishte shpërbërë nga Papa në vitin 1312, kurse shumë anëtarë të saj u ekzekutuan.
Organizata moderne që nuk ka lidhje me Vatikanin, por që ka lidhje me aktivistin skocez që është kundër aborteve James “Jim” Dowson, sipas UK Times është i njohur si “organizatori ekstremist i marketingut”, edhe pse ai mohon të ketë pasur rol zyrtar në këtë organizatë.
Në vitin 2016, Dowson i ishte ndaluar hyrja në Hungari, në qendrën që dikur ishte kyçe për rrjetin e KTI-së. Prej atëherë, ai dhe KTI e kanë shfrytëzuar gjithnjë e më shumë Beogradin për aktivitetet e tyre në media. Në ndërkohë Dowson është duke apeluar vendimin e hungarezëve.
Aktivitetet e KTI-së në Serbi përfshijnë realizimin e videove në kryeqytet, për të ndihmuar në lansimin e ueb-faqeve dhe trajnimin e grupeve djathtiste dhe të aktivistëve, se si duhet fituar “lufta e informacionit”.
Përveç trajnimeve, KTI që Dowson e përshkruan si “militantë të rendit të krishterë”, gjithashtu merret me furnizimin e pajisjeve për vullnetarët që ata e quajnë vijën e parë mes Krishterimit dhe Islamit.
Ajo ka përdorur fondet e veta për të siguruar xhaketa taktike (forca mbrojtëse trupore) dhe pajisje komunikimi për grupet serbe në zonën e paqëndrueshme të veriut të Kosovës dhe për grupet vigjilente që ndalojnë migrantët që të kalojnë kufirin bullgaro-turk.
Ndërsa Dowson nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN-it për koment, në një përgjigje ndaj SundyPost, me bazë në Skoci, ai e përshkroi lidhjen mes tij dhe faqeve “lajme të rreme”.
Ndërsa në përgjigjen e vetë, Facebook ka thënë se: “Ne kemi hequr këto faqe pasi ato kanë shkelur standardet tona të komunitetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova