Për herë të parë në Kosovë po organizohet EXPO REAL Kosova 2025, panairi më i madh i ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse, që do të mabeht më 25, 26 dhe 27 korrik në ambientet moderne të Prishtina Mall.

Mega-event që synon të mbledh kompani nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni


EXPO REAL Kosova 2025 do të prezantohen: Projekte ndërtimi,  agjenci të patundshmërive,  prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore, zyre projektuese dhe dizajn interieri, Zgjidhje teknologjike dhe inovacione në sektorin e ndërtimit.

Keni projekte të patundshmërive, zyre projektuese, mobilje apo shisni materiale ndërtimore?

Ky është momenti ideal për të gjithë profesionistët dhe bizneset që duan të ekspozojnë punën e tyre para mijëra vizitorëve, klientëve dhe investitorëve të mundshëm. Mos e humbni rastin të bëheni pjesë e edicionit të parë të këtij panairi madhështor që premton të vendosë standarde të reja për industrinë në Kosovë.

Pro Real Estate është sponsor gjeneral i panairit, ndërsa panairi përkrahet nga Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe dhe më moderne në vend.

Vlerë e shtuar e EXPO REAL Kosova 2025 është Telegrafi.com, sponsor gjeneral medial online i cili do ta mbështes promovimin e panairit dhe TV Dukagjini sponsor general Televiziv. 

Me mbi 2800 m² hapësirë ekspozuese dhe pritshmëri prej më shumë se 30,000 vizitorësh, ky panair është platforma kryesore për kompanitë ndërtimore, agjencitë e patundshmërive, studiot arkitekturore, prodhuesit e materialeve ndërtimore, furnizuesit e mobilieve, si dhe bankat dhe institucionet financiare që ofrojnë zgjidhje për blerjen e banesave.

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen duke kontaktuar në:

Numrin e telefonit: +38345666220

Email: info@pr-solutions.com 

Email: info@modus-events.com