Exit-Polli i RTV Dukagjinit: 48% e respodentëve mendojnë se Vjosa Osmani do të duhej të ishte presidente

Me 14 shkurt, kur në Kosovë po mbaheshin zgjedhjet parlamentare, RTV Dukagjini dhe UBO Consulting kanë organizuar një Exit-Poll dhe njëra nga pyetjet ishte “Sipas jush, kush do të duhej të jetë president i ardhshëm i Kosovës”.
Pyetja nuk ka pasur opsione por qytetarët kanë propozuar vet emra.
Në bazë të këtyre të dhënave respodentët kanë dhënë preferencat e tyre për presidentin si më poshtë:
Vjosa Osmani - 48% Ramush Haradinaj – 11% Albin Kurti - 6% Vlora Çitaku - 5% Enver Hoxhaj - 4% Murat Jashari - 3% Hashim Thaçi - 2% Isa Mustafa - 2% Avdullah Hoti - 2% Tjetër - 9% Nuk e di – 9%
Kujtojmë sot Kurti dhe Osmani kanë ftuar subjektet politike për takim ditën e hënë, ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































