Exfis ndihmoi edhe në infrastrukturë, në shkollën e futbollit TOP Football dhe “Don Bosko”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
“Përpos Ligjit për Sponsorizim, pa qenë Ligji për Sponsorizim, ne kemi dhënë donacione që nëse e sheh në aspektin komercial është fitim i humbur”.
“Ti e ke ndarë një pjesë të fitimit tënd për me jep. Nuk ka kurrfarë kthimi në vlerë tatimore. Edhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne kësaj ideje i kemi qëndruar besnik gjithmonë prej themelimit të kompanisë”.
“Top Futbollit i kemi ndihmu në infrastrukturë sportive dhe kur ata kanë suksese të caktuara, normalisht që ne bëhemi krenarë”.
“Ne e kemi pasur rastin e shkollës Don Bosko që kemi ndërtuar krejt palestrën. Edhe kurrë nuk e harroj, njëri prej drejtorëve të shkollës, një ndër fjalët e para që ia ka thënë pronarit të kompanisë që ai është jashtëzakonisht modest dhe normalisht nuk e ka cek asnjëherë”.
“I ka thënë që tani e tutje mund të të garantoj që nuk do të kemi problem me ndonjë dëmtim të shtyllës kurrizore apo ndonjë thyerjë të këmbës apo dorës qysh ka ndodhur shpeshherë kur e kanë pasur pjesën sportive me cement”.
“Kështu që, ndaj këtyre gjërave ne gjithmonë kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe kemi qenë dorë e djathtë në raport me sportin kështu në përgjithësi”, ka thënë Bajrami.
Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



































