LAJMI I FUNDIT:

Evropës i shpallet luftë

Evropës i shpallet luftë

13 nëntori 2015 do të hyjë në librat e historisë. Është një e premte e zezë, për Francën, për Evropën, për Perëndimin. Sulmet terroriste më saktë goditjet të koordinuara taktikisht perfekt në sheshe dhe vende të ndryshme në një ndër qytetet më të bukura të botës, në Paris – ishin një shpallje lufte e IS-it. Një shpallje lufte e xhihadizmit islamik ndaj nesh këtu në Evropë. Ndaj mënyrës sonë të jetesës, ndaj konceptit tonë politik, human dhe shoqëror për lirinë.

Kjo na trazon ne evropianëve, që sot, një ditë më pas, e ndiejmë veten të lidhur vëllazërisht me Francën më fort se rrallëherë më parë. Kjo na prek ne, na deprimon ne, por edhe na mllefos ne. Mllef ndaj etjes brutale për të vrarë të IS-it, viktimë e të cilit ranë mbi 120 veta, për të mos folur edhe për shumë të lënduarit dhe të plagosurit rëndë. Goditja ishte një thikë në zemër të evropianëve. Ajo ishte një thikë në konceptin tonë, se si ne duam të jetojmë. Terrori ishte një thikë vrastare kundër shtetit francez, që pavarësisht mundësive të reja të mëdha për mbikëqyrjen e qytetarëve të vet nuk mundi të mbrohet. Sulmet vrasëse ishin njëkohësisht edhe një goditje kundër peizazhit politik të Francës.


Sepse një rrëshqitje, një devijim në pozicionet e vjetra radikale është i sigurt. Franca do të mbyllet në vetvete, do të dojë të tërhiqet nga globalizimi. Fituesi politik nga ky nin atentatorët e IS-it. E kishin ata prejardhjen nga banlieues? Nga periferitë e qyteteve franceze, ku prej kohësh janë krijuar shoqëritë paralele të të rinjve me prejardhje myslimane, që i kanë humbur rrënjët e tyre, atje ku – siç thuhet në një libër të shkrimtarit algjerian Sansal – “ka kohë që fjalën e kanë burrat me mjekër” dhe ku është total refuzimi i mënyrës franceze, asaj perëndimore të jetesës. Apo ata janë terroristë, që vinin nga Siria ose Iraku, apo të kthyer e madje atentatorë që janë paraqitur si refugjatë? Kjo do ta nxisë fort debatin evropian dhe atë gjerman. 13 nëntori është një ditë e pafuqisë.

Është një ditë si një zhgjëndërr për francezët e evropianët. Është një ditë e dështimit, e mungesës së aftësisë për të vepruar e pa dyshim edhe një ditë e mllefit të paorientuar. Por është edhe një ditë, në të cilën shoqëritë liberale të këtij kontinenti të vjetër duhet ta thonë me krenari: ne nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës. E po ashtu është edhe një ditë, në të cilën duhet të konstatohet me gjakftohtësi dhe në mënyrë racionale: kush do të luftojë shkaqet e arratisë, duhet të luftojë Asadin dhe IS-in. Shpallja e luftës nga IS-i nuk i lë asnjë përgjigje tjetër Perëndimit, e jo vetëm atij. /DW/