Nga: Sylvie Kauffmann, kolumniste e “Le Monde”-it / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Kush do ta kishte menduar – veç një muaj më parë – se BE-ja, kjo organizatë e pafuqishme për çfarë Britania zgjodhi të largohej nga aty, do të shihet si streha përfundimtare për shtetet që me këmbëngulje e kërkojnë sigurinë?
Më pak se një javë pasi Rusia invadoi në Ukrainë, qeveria ukrainase – pastaj ato të Moldavisë dhe Gjeorgjisë – aplikuan urgjentisht për t’u bashkuar me NATO-n dhe me BE-në, duke kërkuar procedura të shpejta hyrjeje që sot nuk ekzistojnë. Franca – anëtare themeluese e BE-së dhe me nam të keq për zgjerimin – tash e pranon se duhet gjetur mënyra – siç ka thënë një zyrtar i Elizsë gjatë javës së kaluar – për të “ankoruar në Evropë” vendet më të ekspozuara ndaj kërcënimit rus. Kjo do të thotë Moldavia, Gjeorgjia dhe gjithashtu Ballkani Perëndimor ku ndikimi i Moskës është rritur.
E pyetur një javë më parë për kërkesën e Kievit për anëtarësim në BE, Ursula von der Leyen u përgjigj spontanisht se ukrainasit “neve na përkasin”. Zyrtarët gjermanë dhe francezë mund të mendojnë se u ngut presidentja e Komisionit Evropian, por ajo e reflektonte ndjenjën e re të përgjegjësisë mes evropianëve të saj. Sido që përfundon kjo luftë, Evropa tashmë është thellësisht e transformuar.
Jean Monnet, ati themelues i BE-së ka thënë se Evropa “do të farkëtohet nëpër kriza”. Prapë po vërtetohet se kishte të drejtë. Duhej pandemia e koronavirusit që BE-ja ta bënte hapin gjigant të financimit të një plani të madh rimëkëmbjeje, me një borxh të përbashkët. Tashti, lufta në kontinent e shtyri BE-në që gjatë fundjavës të përcaktohet për financimin e dërgesave të armëve – të shteteve anëtare – drejt një vendi jashtë Unionit, duke e kthyer kështu organizatën ekonomike dhe politike në një ofruese të sigurisë. Kancelari Olaf Scholz, dikur ministër i financave i Gjermanisë, e kërkoi fondin e rimëkëmbjes së BE-së, që u miratua në maj të vitit 2020 në “një moment hamiltonian” për Evropën – duke iu referuar kështu reciprocitetit të Alexander Hamiltonit për borxhin e luftës amerikane në fund të shekullit XVIII. Më vonë gjatë javës mund ta përjetojmë një moment të dytë të tillë, kur 27 krerët e shteteve dhe të qeverive takohen në Versajë për t’i diskutuar mjetet e reja të përbashkëta për t’i mbrojtur qytetarët nga lufta dhe nga kërcënimet e ardhshme.
Presidenti francez Emmanuel Macron, vendi i të cilit aktualisht ka Presidencën e radhës të BE-së, e sheh këtë ndryshim si dëshmi të kryqëzatës së tij për sovranitetin strategjik. Pa dyshim se do ta shfrytëzojë këtë mundësi për ta shtyrë më tej agjendën, veçanërisht në mbrojtje dhe në energji. Roli i tij si burrështetas në këtë krizë, do t’ia shtojë gjithashtu shanset për t’u rizgjedhur në muajin e ardhshëm. Tashti ai e ka një aleat të fuqishëm në Gjermani që, fal Vladimir Putinit, e ka kryer revolucionin e vet të vonuar. Brenda natës Gjermania i theu 30 vjetët e vetëkënaqësisë ndaj Rusisë post-sovjetike. La mënjanë gazsjellësin Nord Stream 2, po i dërgon pajisjet ushtarake në Ukrainë dhe do ta krijojë një fond prej 100 miliardë eurosh për investimet në mbrojtje.
Ditëve të fundit, Scholz dhe Macron kanë folur për “një epokë të re” për Evropën. Teksa tabutë u thyen në Bruksel dhe në Berlin, Helsinki dhe Stokholmi i përjetuan gjithashtu momentet e vendimtare përmes sondazheve që tregojnë se shumica janë në favor të bashkimit me NATO-n. Në këtë epokë të re, vendet ish-komuniste – si Polonia, shtetet baltike dhe Rumania – të cilat u bashkuan me BE-në në shekullin XXI e që tani janë në linjën e parë të luftës, do të kenë më shumë peshë politike përbrenda BE-së. Në këmbim për këtë, këto vende – të cilat më parë ishin më të përqendruara në NATO – tani do ta kthejnë vëmendjen drejt forcimit të BE-së.
Në ndërkohë, liderët evropianë duhet t’ia shtrojnë vetes disa pyetje të vështira. Si mund t’i kenë keqkuptuar kaq rëndë qëllimet e Putinit? Pse kënaqeshin me një marrëveshje armëpushimi – të negociuar me nguti nga presidenti i dikurshëm francez Nicolas Sarkozy – kur Rusia e pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 dhe, më pas, nuk kërkuan kurrë llogari nga Moska për shkeljen e kushteve të marrëveshjes? Pse nuk reaguan më fuqishëm kur Rusia e aneksoi Krimenë më 2014, kur ndërhyri në Donbas dhe kur me raketë e rrëzoi një aeroplan të kompanisë “Malaysia Airlines”?
Po ashtu, ka edhe mungesa tjera të vëmendjes: Angela Merkel rezistoi me kokëfortësi ndaj presionit të kolegëve evropianë dhe amerikanë për të hequr dorë nga Nord Stream 2; Macroni – me supozimin e tij se mund të magjeps presidentin rus në negocimin e një rendi të ri evropian të sigurisë; pastaj evropianët kontinentalë që i kanë hedhur poshtë paralajmërimet alarmante të inteligjencës së ShBA-së dhe të Britanisë së Madhe për përgatitjet e Rusisë për pushtimin e Ukrainës,
Mos është fjala për mohim? Mos për paqësim – këtë sëmundja evropiane të shekullit XX? Mos për ndjenjë të rreme të sigurisë? Apo ishte një mosbesim i plotë, meqë e kemi ndërtuar BE-në pikërisht për të qenë të sigurt se lufta në shkallë të gjerë nuk do të kthehet më kurrë në kontinentin tonë? Kërkimi i kuptimit ende nuk ka filluar seriozisht. Por, teksa një Evropë e re po del nga tragjedia e Ukrainës, këto duhet të marrin përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë