Eva Longoria shfaqet provokuese në Marbella, duke shijuar pushimet me bashkëshortin Jose Baston

Eva Longoria, 51 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje provokuese gjatë një dite relaksuese në plazh me bashkëshortin e saj, Jose Baston, në Marbella.
Aktorja e njohur nga seriali Desperate Housewives u shfaq me bikini minimaliste me lidhëse të holla, të kombinuara me një mbulesë të zezë transparente, duke krijuar një pamje të guximshme dhe moderne.
Gjatë qëndrimit në plazh, çifti u pa shpesh pranë njëri-tjetrit, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke kaluar momente të qeta së bashku, shkruan DailyMail.

Jose Baston u shfaq me një stil të thjeshtë dhe elegant, i veshur me këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të shkurta të errëta, duke ruajtur një paraqitje klasike verore.
Pas disa orësh relaksi në plazh, ata u drejtuan drejt një bari plazhi, ku shijuan një drekë të qetë larg vëmendjes së madhe publike.

Çifti jeton prej vitit 2023 në Spanjë së bashku me djalin e tyre Santiago, shtatë vjeç, duke përqafuar një stil jetese më të qetë pranë Mesdheut.
Zhvendosja e tyre kishte nxitur më herët spekulime, sidomos pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.
Megjithatë, në një intervistë për revistën Marie Claire, Eva kishte sqaruar se vendimi për t’u larguar nga Los Angeles ishte marrë më herët, me synimin për t’i ofruar familjes një mjedis më të qëndrueshëm. /Telegrafi/































































